Home Modë & Estetikë Receta e mahnitshme për rritjen e flokëve

Receta e mahnitshme për rritjen e flokëve

Receta e mahnitshme për rritjen e flokëveNjë nga recetat më të mira për flokë të shëndetshme është kjo me qepë të kuqe.Qepët e kuqe janë të pasura me squfur, që është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit, i cili i bën flokët të fuqishme.

Qepët e kuqe gjithashtu përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës dhe vetitë e tyre anti-bakteriale sigurojnë që inflamacioni të mbahet larg lëkurës, transmeton Lajmi.net.

Si t’i përdorni këto qepë për t’i ndihmuar dhe përmirësuar flokët?

Merrni 3-4 qepë të tilla dhe shtrydhni lëngun e tyre. Ju gjithashtu mund t’i fusni ato në një blender, por metoda e shtrydhjes është më e preferuar.

Përzieni një lugë gjelle mjaltë me lëngun dhe aplikojeni atë në skalpin e kokës. Lëreni këtë përzierje në lëkurën e kokës për 15-30 minuta.

Më pas largojeni këtë përzierje me ujë. Për rezultate më të mira, lëreni përzierjen për një orë. Përsëriteni këtë procedurë 3-4 herë në muaj.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...