Home Këshilla të ndryshme Receta për jetë të gjatë

Receta për jetë të gjatë

Qëndroni ulur në vendin e punës për tetë orë? Atëherë kurrsesi porsa të hyni në shtëpi ta shtroni shtratin dhe të pushoni, ngase ekspertët ju rekomandojnë se nëse dëshironi të jetoni më gjatë duhet të qëndroni ulur më pak.

Njerëzit në mbarë botën do të mund të jetonin më gjatë, nëse më pak kohë do të kalonin, duke qëndruar – ulur.

Hapi i parë sipas ekspertëve do të ishte shkurtimi i kohës të cilën e kaloni para ekranit televiziv, të cilën kohë duhet ta kufizojmë në vetëm dy orë brenda ditës, ngase në këtë mënyrë do të mund ta zgjasim jetën për 16 muaj. Rreth 27 për qind e rasteve të vdekjes mund të ndërlidhen me qëndrimin e tepruar ulur, e me 19 për qind prinë qëndrimi i tepërt para ekraneve televizive.

“Njëjtë sikurse që kujdesemi rreth aktiviteteve fizike, po ashtu duhet të përkujdesemi edhe rreth asaj se sa qëndrojmë ulur” – thotë Mark Tremblej, drejtor i Klinikës në Ontario, ku edhe ishin kryer hulumtimet. Qëndrimi i tepërt ulur shkakton diabetin, mbipeshën, shtypjen e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kanceri i gjirit: 25 pyetjet që shqetësojnë femrat dhe përgjigjet e ekspertëve

Kanceri gjirit është gjithnjë e më i zakonshëm në botën perëndimore. Si kanceri më i zakonshëm ndërmjet grave ai normalisht është edhe i frikshëm, dhe zbulimi i gjëndrave të gjoksit mund të jetë një eksperiencë traumatik-e. Për fat të mirë, shumica e gjëndrave të gjirit nuk janë kanceroze. Megjithatë, për ato pak që janë, shumë kërkime kanë arritur në...