Home Modë & Estetikë Receta për ripërtëritjen e organizmit

Receta për ripërtëritjen e organizmit

Receta për ripërtëritjen e organizmitEkzistojnë metoda të ndryshme, të cilat ndikojnë në ripërtëritjen e dukjes së femrave, saqë shpeshherë krijohet përshtypja se ato nuk kanë nevojë t’u nënshtrohen operacioneve të shtrenjta.

Ripërtëritja e fytyrës, trupit dhe të gjithë organizmit nuk është se mund të mbërrihet vetëm nëpërmjet procedurave kozmetike. Me shumë gjasë ju ka ndodhur që të befasoheni kur një femër ju ka treguar për moshën e saj reale, pasi ju keni menduar që ajo është shumë më e re. E, ka qenë pikërisht njëra nga këto femra, që e ka ndarë me publikun eliksirin e saj të rinisë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Receta për ripërtëritjen e organizmit:

100 mililitra vaj të farave të lirit

2 limonë mesatarë

1 thelb të madh hudhre

0.5 kilogramë mjaltë

Përgatitja e eliksirit të rinisë:

Grijeni një hudhër të pastër, një limon të qëruar dhe një limon të paqëruar në makinën për grirjen e mishit dhe më pas përzieni këta përbërës me mjaltin dhe vajin. Përzierja duhet të ruhet në frigorifer në një kavanoz prej xhami. Konsumojeni çdo ditë nga një lugë gjelle të këtij eliksiri, rreth gjysmë ore para se të hani.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i lashtë i gjyshes që shëron gjithçka

Sot do t’jua tregojmë recetën e një ilaçi tradicional gjerman i cili është përdorur për trajtimin e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ky ilaç i përket mjekësisë alternative, ndërkaq thuhet se i trajton infeksionet, lodhjen, gripat, kolesterolin, arterosklerozën, etj. Gjithashtu është tejet fitimprurës për rastet e gurëve në veshka. Ilaçi fantastik natyral është i suksesshëm edhe në pastrimin e toksinave nga trupi dhe...