Home Këshilla për Prindër Reduktohet kufiri i moshës përsa i përket shfaqjes së alergjive

Reduktohet kufiri i moshës përsa i përket shfaqjes së alergjive

2Në rast se para 10 vitesh alergjenet e polenit shfaqeshin pas moshës 8-9 vjeçare, vitet e fundit këto alergjene shfaqen edhe tek fëmijët e moshës 4 vjeçare.

Karakteristika bazë nëse një individ do të ketë problem me këtë fakt apo jo, varet nga kodi gjenetik i individit – shprehet Dr.  Gordana Maçeska – Baxhakova, pediatre pulmoalergologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Me ardhjen e pranverës shfaqen edhe problemet e shkaktuara nga alergjitë sezonale. Cilat janë alergjitë të cilat shfaqen më shpesh?

Duke filluar që nga ditët e para të pranverës, dhe deri diku nga mesi i stinës së vjeshtës, popullata e të gjithë rruzullit tokësor do të përballet me problemet e shkaktuara nga thitha e alergjeneve (të njohura si alergjene inhalatore). Veçoria e këtij lloji të alergjeneve të cilat merren me anë të frymëmarrjes, qëndron në faktin se ato janë të përkohshme (sezonale) dhe në këtë mënyrë atë janë të pranishme për disa muaj. Shpesh, në fillim të sezonit të polenit dhe deri në fund të tij, në të njejtën kohë  shfaqen edhe infeksionet virale. Me ndryshimin e vegjetacionit (bimëve ndryshojnë edhe shkaktarët e polenit të cilët shkaktojnë probleme alergjike. Gjatë ditëve të para të pranverës, alergjenet inhalatore dominuese, të cilat janë të pranishme në mjedisin tonë të jashtëm janë: poleni i pemës së lajthisë, pema verr, liset e gjata, pema e selvisë, etj. Muajt  prill-maj janë muajt me rritje të përqëndrimit të polenit  nga pemë të ndryshme.  Në mes të muajit maj, deri në fund të shtatorit, problemet do të zgjasin si rezultat i pranisë së grimcave të polenit në ajër,I cili shfaqet si rezultat I polenit të llojeve të ndryshme të barit, mykut, etj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Shoqata Botërore e astmës, kanë shpallur sgekullin XXl si shekullin e epidemive dhe sëmundjeve alergjike, me një theks të veçantë  me probemet alergjike në rrugët e frymëmarrjes.

Fatkeqësisht nuk përballemi vetëm me problemet nga prania e alergjeneve në ajër. Rritja e padëshiruar e alergjeneve që thithim ndihmohet edhe nga ndotja e lartë e ajrit, veçanërisht nga përqëndrimi i lartë i acideve radikale siç është azoti, squfuri, grimcat e ozonit, benzoatet dhe të tjera të ngjashme, të cilat shkaktojnë një plagë të madhe në mukozën respiratore, rrisin fuqinë e alergjeneve të pranishme, dhe në të njejtën kohë bëjnë të mundur depërtimin e fuqishëm të këtyre airo-alergjenve.   Kjo është dhe arsyeja përse një numër i madh i individëve kanë probleme alergjike të cilat shfaqin një pamje klinike të rëndë, e cila shumë lehtë mund të qetësohet apo të shërohet me anë të terapisë së lëshuar nga mjeku.

Çdo person i katërt në Maqedoni, është i prekur nga alergjitë, dhe çdo vit, gjithnjë dhe më tepër rritet numri i personave me rinitit alergjik.

Një tipar i përbashkët i popullsisë në territorin e vendit tonë, gjatë dhjetë viteve të fundit, është reduktimi i kufirit të moshës  tek fëmijët përsa i përket fillimit të shfaqjes së problemeve respiratore të shaktuara nga prania e polenit në ajër. Më saktë, nëse para 10 vitesh alergjenet e polenit prekinin moshën 8 apo 9 vjeçare, gjatë viteve të fundit këto alergjene shfaqen edhe tek fëmijët rreth moshës 4 vjeçare. Karakteristika bazë nëse një individ do të ketë problem me këtë fakt apo jo, varet nga kodi gjenetik i individit. Ekzistojnë disa lloje të gjeneve si bartës  të disa problemeve apo vështirësive potenciale të mundshme, të cilat gjenden në shumë kromozome. Që problem të shfaqet është e rëndësishme që individët në momentin e lindjes  të jetë bartës i gjenit  I cili është shkaktar potencial për të vuajtur nga alergjia, e cila “zgjohet” dihke jetuar në një mjedis që është i rrethuar nga alergjene.

Cilat janë simptomat më të zakonshme me të cilat përballen pacientët?

Simptomat klinike ndryshojnë nga personi në person, nga fëmijëria deri në moshë të rritur.  Simptomat klinike më të shpeshta shfaqen në mukozën e hundës, dhe shfaqet si rinit alergjik – i kthjellët, sekrecion i ujshëm i hundës, kruarje e hundës, teshtitje dhe probleme të tjera me hundën.  Këto probleme janë veçanërisht të pranishme atëherë kur individët qëndrojnë  në ambiente të hapura  gjatë ditëve me erë, si dhe gjatë ditëve me shi pranveror apo veror. Pas moshes 9-10 vjeçare, shfaqen probleme në mokozën e syve – ndjeni kruarje dhe shpim të syve, përlotje dhe skuqje,  të cilat zakonisht lidhen me problemet e rinitit alergjik.  Tek disa persona të caktuar,  jo shumë  rrallë mund të ndodhë që të shfaqen probleme me frymëmarrje të rënduar dhe të shoqëruar me një lloj zhurme apo fishkëllime, kollitje me mungesë të ajrit,  dhe tek disa të tjerë , rradhë ndodh që të kenë ngjirje të zërit.

Si trajtohen?

Trajtimi i alergjive bëhet me anë të ilaçeve të cilat kanë aftësi për të reduktuar komponentët inflamator të alergjive ( që kanë efekt anti-inflamator), pas zbulimit të mëparshëm të alergjenit që shkakton pamje klinike (me anë të testeve alergjike përsa i përket  alergjeneve inhalatore). Trajtimi kërkon këmbëngulje, përdorim për një kohë të gjatë të ilaçeve të marra me rekomandimin e mjekut, duke qëndruar sa më pak në ambiente të hapura, duke filluar nga ora 12:00-13:00 deri në orën 20:00 (aktivitetet duhet të kryhen herët në mëngjes ose në mbrëmje), duke u larë më shpesh dhe duke përdorur shampo për persona me lëkurë tepër të ndjeshme, duke përdorur kapele dhe syze, duke mbyllur dritaret  kur qëndrojmë  brenda në shtëpi, dhe dritaret e makinës kur jemi duke udhëtuar, përgjatë gjithë asaj periudh të ditës e cila është e shoqëruar me erë.  Problemet alergjike mund të manifestohen në çdo moshë të jetës,duke filluar nga mosha 7 -70 vjeçare, dhe ato zakonisht shfaqen në rast se posedoni faktorë gjenetikë  dhe në ambiente të jashtme këta faktorë ngacmohen  apo aktivizohen tek këta individë me bartës gjenetik.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...