Home Këshilla të ndryshme Relaksimi i ndihmon trupit të përballojë motin

Relaksimi i ndihmon trupit të përballojë motin

Përveç të sëmurëve kronikë, në ndryshimet e kohës posaçërisht janë të ndjeshëm edhe meteoropatët, të cilët dikur më së shumti kanë vuajtur gjatë periudhave ‘kalimtare’ të vitit, respektivisht pranverës dhe vjeshtës.

Për fat të keq, kushtet atmosferike janë bërë aq të paparashikueshme, sa vështirësitë mund të priten edhe në mes të dimrit. Aspak nuk e lehtësojnë as ditët e shkurta dhe të errëta, që shkaktojnë gjendje depresive.

Për këtë arsye, nëse këtyre ditëve ndjeheni të lodhur dhe gjaknxehtë, për këtë nuk duhet fajësuar teprimin gjatë Vitit të Ri në ushqim dhe pije (edhe pse edhe kjo ka pasur ndikim) dhe as të afërmit me të cilët keni kaluar festat.

Ndoshta për të gjitha është fajtore klima e pakëndshme, por edhe kjo mund të pengohet. Nga kushtet klimatike nuk duhet ikur, por duhet të bëheni më të vetëdijshëm ndaj ndikimit të tyre. Relaksimi, aktiviteti fizik dhe forcimi i imunitetit janë ilaçi më i mirë.
Në mënyrë që sa më mirë t’i përshtateni periudhës së vitit, kënaquni në atë që ajo ofron.

Dimrit dilni dhe bëni ski me saje me fëmijët, kënaquni në sarme të mira dhe verën e ngrohur dhe çajin.
Ndani kohë që të përjetoni kushtet atmosferike në lëkurën tuaj. Psh, ndjeni ndonjë pikë shiu apo fjolla bore në dorë. Mos ikni nga koha, por përjetojeni atë.

Armatosuni me limon dhe portokaj që janë të pasur me vitaminë C, që e forcon imunitetin.
Është mirë të ndaleni për një çast, të ndjeni se çfarë po ndodh në trupin tuaj, psh, të zbërtheni pallton. Është mirë të planifikoni paraprakisht, psh, këpucët t’i lëni në punë dhe të udhëtoni me çizme.

Nëse nga moti ndjeheni keq, ngadalësojeni tempin e jetës dhe anuloni obligimet që mund të anulohen. Stresi i rraskapit mekanizmat trupor të mbrojtjes kundër sëmundjeve. Silleni në minimum.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...