Rëndësia e frutave për lëkuren tuaj

frutatFrutat jo vetëm që janë të mira për shëndetin por na ndihmojnë ndjeshëm edhe të mbajmë lëkurën tonë në formë.

Sot do ju tregojmë disa veti të frutave verore:

Molla, një frut shumë i rëndësishëm për sheshimin e rrudhave. Këshillohet për lëkurën e yndyrshme. Maskat me mollë janë gjithmnonë më të mirat për këtë tip lëkure.

Dardha,njihet si një frut shumë i dobishëm për dieta të ndryshme. Forcon poret, gjithashtu edhe dardha këshillohet për lëkurën e yndyrshme.

Rrushi, është një ndër frutat më efikas kundra rrudhave.
Ky frut ka vitamina që ndihmon në zbutjen e lëkurës.

Pjeshka, përmban vitaminën A, e cila ndikon në zbutjen e lëkurës. Ky frut kaq i shijshëm mund të bëjë mrekullira.

Luleshtrydhet, po të aplikojmë një maskë me to, cilësia e lëkurës do të përmirësohet ndjeshëm. Gjithashtu rekomandohet përdorimi i tyre pasi përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe forcojnë indet.