Home Modë & Estetikë Rënia e flokut është shenjë e mirë

Rënia e flokut është shenjë e mirë

Rënia e flokëve është një goditje për egon e meshkujve, por tash ata sadopak mund të relaksohen nga ky kompleks, ngase kjo është shenjë e mirë.

Shkencëtarët me këtë rast kanë deklaruar se, rënia e flokëve është lidhur ngushtë me shëndetin e njeriut. Pra, sipas shkencëtarëve amerikanë, meshkujt të cilët fillojnë të humbasin flokët në moshë të re, 45% më pak se të tjerët janë të rrezikuar nga kanceri, apo prostata.

Shkencëtarët kishin gjetur lidhjen në mes nivelit të lartë të testosteronit te meshkujt që shkaktojnë rënien e hershme të flokut dhe rrezikut të ulët nga lajmërimi i tumorit. Në një hulumtim kishin marrë pjesë rreth 2000 meshkuj, nga 40 deri 47 vjeç, nga të cilët gjysma e tyre kishin vuajtur nga kanceri i prostatës.

Përqindja e tumorit tek meshkujt të cilët kishin pranuar se kishin  filluar të humbin flokët para 30 vjetësh, ishte krahasuar me ata të cilët nuk kishin pasur probleme me humbjen e flokëve.

Me atë rast ishte vërtetuar se meshkujt tullac janë më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës prej 29 deri 45%.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...