Home Shëndetësi Revolucioni në mjekësi: organet do të krijohen nga qelizat burimore

Revolucioni në mjekësi: organet do të krijohen nga qelizat burimore

Shkencëtari britanik Alexander Seifalian dhe ekipi i tij janë pionierë të epokës së re të mjekësisë regjenerative, qëllimi i së cilës është të kompensohen pjesët e trupit dhe organet duke shfrytëzuar qelizat e pacientëve.

Muajin e ardhshëm ata kanë ndërmend të transplantojnë hundën e parë sintetike e cila është “rritur” në laborator.

“Askush deri tani nuk ka “rritur” apo kultivuar hundë. Laboratorin tonë në shaka e quajmë treg të organeve njerëzore”, ka deklaruar Seifalian.

Nga palca e eshtrave të pacientëve kanë izoluar qelizat burimore dhe i kanë futur në kallëp të bërë nga nanomaterialet, i cili ka formën e hundës. Ai kallëp pastaj vendoset në bioreaktor, pajisjen e cila imiton kushtet e trupit që të mund të rriten qelizat në të. Pas katër javësh, gjatë të cilave “do të rriten” lëkura dhe enët e gjakut, do të transplantohet në fytyrë.

Seifalian, përndryshe profesor në University College London, verën e kaluar ka krijuar trakenë e parë sintetike nga qelizat burimore të pacientëve të sëmurë nga kanceri. Pacienti pas operacionit është shëruar në mënyrë të suksesshme, ndërsa trupi i tij nuk e ka refuzuar organin e ri, pasi që është bërë nga qelizat e tij.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...