Home Shëndetësi Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim botëror

Rezistenca ndaj antibiotikëve, shqetësim botëror

5Problemi gjithnjë e më shqetësues i shtimit të rezistencës ndaj antibiotikëve hyri këto ditë edhe në rendin e ditës së OKB-së.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera dikur tepër të suksesshme në luftën ndaj mikrobeve, ka sjellë si pasojë edhe mutacione gjenetike tek mikrobet duke i bërë ato rezistente ndaj antibiotikëve, raporton VOA.

Një raport i Bankës Botërore në fillim të këtij muaji vinte në dukje se rezistenca ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë një dëm ekonomik global ndoshta më të rëndë se kriza financiare e vitit 2008.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, Banka Botërore dhe agjenci të tjera ndërkombëtare kanë premtuar të punojnë për një plan veprimi. Ato pritet të raportojnë në asamblenë e përgjithshme në vitin 2018, mbi zgjidhjet e mundshme.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...