Home Shëndetësi Rezultate premtuese të vaksinës eksperimentale për shërimin e kancerit të vezorëve

Rezultate premtuese të vaksinës eksperimentale për shërimin e kancerit të vezorëve

Rezultate premtuese të vaksinës eksperimentale për shërimin e kancerit të vezorëveRezultatet e fazës së parë të hulumtimit klinik i cili është kryer në SHBA në 31 të sëmura me kancerin e vezorëve tregojnë që vaksina eksperimentale për kancer të vezorëve mund të ndihmojë në shërimin e këtij kanceri.

Kështu në 19 nga 31 paciente është vënë re përmirësimi i gjendjes. Të 19-at kanë zhvilluar reaksionin antitumor të imunitetit, ndërsa në 8 prej tyre nuk ka sëmundje të matshme.

Mënyra e re e shërimit përdor vaksinën e personalizuar që sistemi i imunitetit të mësojë se si duhet të luftohet kundër tumorit.

Pasi që sistemi i imunitetit mëson se si të luftojë në mënyrë më efikase kundër tumorit, izolohen qelizat e sistemit të imunitetit të njohura si qeliza dendtritike, shumohen dhe kthehen në trup për ta forcuar, transmeton Koha.net.

Kanceri i vezorëve nuk është i shpeshtë, vlerësohet që zhvillohet në 1.38 për qind të femrave, por zakonisht është vdekjeprurës, pasi që shpesh diagnostikohet në fazën e avancuar të sëmundjes.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...