Rigjallërimi i Gjirokastrës

Pesë vjet më parë, Gjirokastra u pranua në UNESCO – “Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore”. Në ditën ndërkombëtare të trashëgimisë, në Gjirokastër u çel një Panair Ndërkombëtar Artizanati.

Gjirokastra çdo ditë e më tepër po shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm turistik për vizitorët nga të gjithë anët e globit. Në kuadër të Ditës Botërore të Trashëgimisë Kulturore, në Gjirokastër u çel një Panair Ndërkombëtar Artizanati me pjesëmarrje nga të gjithë vendet e rajonit të Ballkanit.

Zëvendësministrja e Kulturës të Shqipërisë Suzana Turku thotë se është detyra jonë që në një qytet si Gjirokastra, “Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore” në Unesco të ketë më shumë aktivitete, të cilat i shërbejnë ruajtjes së trashëgimisë kulturore në këtë qytet.

Rivitalizimi i këtij qyteti të mrekullueshëm dhe zhvillimi i turizmit në këtë qytet janë prioritare. Gjirokastra është për mua një nga qytetet më të veçantë të Shqipërisë.Drejt jugut shqiptarBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Drejt jugut shqiptar

Pjesëmarrësit nga Kosova vlerësojnë pjesëmarrjen në Gjirokastër


Ballkize Bytarku, nga Gjilani, pjesëmarrëse në këtë panair, thotë se kemi ardhur me dëshirën e madhe, por edhe me artizanatet punëdore të grave. Unë jam rrobaqepëse e artizanateve të ndryshme, në Gjilan, tregon ajo. Në këto tavolina, kemi prodhimet tona, kemi sjellë bluza që i qep unë vetë e i punojmë këtu vetë.

Shemsho Lamko specialist bujqësie, në këtë panair ekspozon prodhimet Bio të rajonit, djathë, bylmetra të ndryshme, mjaltë etj. Ai mendon se kjo është një risi e re e panaireve, dhe shton se rajoni po e shndërron në traditë këtë gjë. Ai vlerëson avatanzhet e kësa risie

Ndërsa Belzare Muharemi, është drejtuese e Qëndrës së gruas “Dera e Hapur” Prishtinë është mjaft e gëzuar për këtë pjesëmarrje. “Ne sapo përfunduam atje panairin e artizanateve që, i cili zgjati nga 22 deri në 28 shtator, në kuadër të ditëve të trashëgimisë kulturore europiane. Jemi të lumtura që jemi pjesë e këtij panairi, jemi të lumtura që na kanë ftuar”

Rigjallërimi i Gjirokastrës

Olsi Lafe, është drejtor i trashëgimisë kulturore në Ministrinë Shqiptare të Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Ai thotë se Gjirokastrës po i kthehet ngadalë e më mënyrë të sigurtë vitaliteti i dikurshëm si një qëndër e rëndësishme kulturore e identitetit shqiptar.

Sipas tij festimet e kohëve të fundit, vlerat mbi një milion dollarë e kanë dhënë efektin e tyre pozitiv me ringritjen e disa prej banesave më karakteristike dhe më të njohura në qytetin e Gjirokastrës, por ajo që është më e rëndësishme është edhe gjallërimi i jetës së përditshme të qytetarëve.

Në panaire të tilla nuk është çudi të shohësh turistë që vizitojnë edhe në orët t mbrëmjes Gjirokastrën. Ata habiten me gjallërinë që ekziston në rrugët e gurta të këtij qyteti. Gjirokastra tani ka nisur të orientohet drejt tregut sfidues të ofertës turistike ballkanike e europiane.