Home Shëndetësi Roli i zemrës në plakjen e trurit

Roli i zemrës në plakjen e trurit

Rezultatet tregojnë se njerëzit, zemra e të cilëve pompon pak gjak, shfaqin shenja të një truri të plakur.

Një zemër e shëndetshme mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit. Një studim i ri nga shkencëtarë në Universitetin e Bostonit, Shkolla e Mjekësisë, konstatoi se truri i një personi moshohet më shpejtë, kur zemra e tij pompon më pak gjak.

Sasia e nevojshme e gjakut që një zemër duhet të pompojë quhet Indeks Kardiak. Niveli i këtij indeksi varet nga masa e trupit të personit. Sipas studimit, personat me Indeks të ulët kardiak kishin tru që dukej thuajse 2 vjet më i moshuar sesa truri i personave me indeks të lartë kardiak.

Ndërsa truri moshohet, ai zakonisht zvogëlohet në masë. Vëllimi i trurit është i prirë të jetë më i vogël te personat që vuajnë nga demenca.

Edhe kur studiuesit përjashtuan personat me sëmundje kardiovaskulare, të dhënat përsëri treguan se te njerëzit me një indeks më të ulët kardiak vihej re një plakje më e madhe e trurit.

Ushtrime të rregullta fizike përbëjnë një nga mënyrat më të mira për përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në zemër. Shkencëtarët e pranojnë se nuk e kuptojnë plotësisht lidhjen midis funksionit të zemrës dhe vëllimit të trurit. Ata kanë në plan të vazhdojnë me studime të tjera të

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...