Home Këshilla të ndryshme Rregulla për një tatuazh perfekt

Rregulla për një tatuazh perfekt

tatuazhNjë tatuazh perfekt duhet të ketë kontur perfekt dhe një mbushje homogjene, duhet të jetë në përpjestim të drejtë dhe i përshtatshëm me pozicionin në të cilin vendoset të bëhet, gjithashtu dritëhijet duhet të jenë të ekuilibruar mirë.

Reflekto mirë mbi subjektin që do të bëhet tatuazh, bota e tatuazhit ka një histori të sajën, reflektime preçize të simboleve dhe një shumëllojshmëri stilesh mes tyre. Një zgjedhje me plot bindje duhet të ketë përmbajtje të gjithë këtyre elementëve. Në rast se nuk dëshirohet të kapet simboli, këshilla më e mirë është të zgjidhet një vizatim estetik dhe në përpjestim të drejtë me trupin.

Vendos pjesën e trupit ku doni të bëni tatuazhin duke u këshilluar edhe nga tatuatori që do të ekzekutojë veprën dhe duke marrë parasysh që në pjesë të ndryshme të trupit mund të bëhet tatuazh i ndryshëm.

Zgjidhni me kujdes tatuatorin që arrin sa më mirë idenë tuaj, zbuloni mënyrën e tij të punës nëpërmjet fotove të tatuazheve të mëpërparshme që ai ka kryer në karrieren e tij.  Një çrofesionist i tatuazhit është i aftë të punojë në bazë të rregullave shëndetësore dhe që është i aftë të të japë këshillat edhe në vazhdimësi pas bërjes së tatuazhit.

Periudha më e mirë për një tatuazh është nga Shtatori deri në Maj. Edhe pse është dëshira për tatuazh gjatë muajve të verës nuk është e këshilluar të bëhet tatuazh. Për gjashtë muaj tatuazhi i ri nuk duhet ekpsozuar në diell, nëse bëhet duhet patjetër që të jetë gjatë gjithë kohës i mbuluar me krem mbrojtës.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...