Home Këshilla të ndryshme Rrepa e bardhë dhe vetitë shërues

Rrepa e bardhë dhe vetitë shërues

Hani rrepën e bardhë dhe do të jeni e bukur’, kështu thotë një fjalë e vjetër, e cila tregon përse disa njerëz dikur në mëngjes kanë pirë një gotë ujë të gjelbër që vinte nga rrepa e bardhë e zier, për të pasur sy të mirë dhe ten të pastër.

Pasi gjethet janë të pasura me kalcium, hekur dhe bakër, si dhe me vitamina A dhe C, prej tyre përgatitet tonik i shkëlqyeshëm për pastrimin e gjakut, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Rrepa e bardhë përmban shumë pak karbohidrate, kështu që është e mirë për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Ndikon mirë edhe në sistemin urinar, ndihmon në sekretimin e urinës dhe eliminimin e substancave helmuese, e në mënyrë tradicionale përdoret kundër gurëve në veshka, gihtit, artritit, mbajtjes së lëngjeve dhe mbipeshës së tepërt.

Në vende të ndryshme lëngu merret për shërimin e të thatit në lukth, e rrënjët për gjellë shkaku i dhimbjeve dhe problemeve me zorrë. Rrepa e bardhë vret bakteret, sidomos në organet e frymëmarrjes, e studimet e fundit tregojnë se e forcon sistemin imun. Edhe rrënjët edhe gjethet janë të shëndetshme kur konsumohen të papërpunuara, sepse parandalojnë zhvillimin e kancerit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...