Home Ushqim Rrepa e bardhë lufton kancerin

Rrepa e bardhë lufton kancerin

Rrepa e bardhë lufton kancerinRrepa e bardhë është një bimë e cila përmban shumë lëndë minerale, të cilat janë shumë të rëndësishme për organizmin.

Është vënë re se përdorimi dhe konsumi i saj ndikon mjaft pozitivisht në trupin e njeriut. Disa nga vetitë e rrepës së bardhë po i paraqesim në vazhdim të këtij teksti:

– Ruan freskinë e lëkurës: Përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën.

– Shtimi i oreksit: Përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën, transmeton “Zëri.info”.

– Pastrimi i zorrëve dhe nxitja e metabolizmit: Përmban shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizimin. Si rrjedhojë e pastrimit të zorrëve rregullohet lëkura dhe zhduken puçrrat në fytyrë.

– Parandalimi i kancerit: Rrepa e bardhë përmban substanca që luftojnë kancerin. Enzimat e ndryshme tek kjo bimë luajnë pra edhe rolin e parandalimit të kancerit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatë ushqime për pastrimin rrënjësor të mushkërive

Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Në këtë artikull do të mësoni për 7 ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm. Çaji Jeshil Ekspertët rekomandojnë pirjen e një filxhani të ngrohtë me çaj jeshil përpara gjumit. Kjo do të ndihmojë të pastroni organizmin dhe mushkëritë nga toksinat, por edhe të ruajë shëndetin...