Home Ushqim Rrezik: Plazma keks gënjen!

Rrezik: Plazma keks gënjen!

Ka kohë që organizata Konsumatori, duke u bazuar në dyshime të arsyeshme, ka filluar angazhim aktiv në hulumtimin e aspektit të sigurisë ushqimore tek prodhimet serbe që importohen në Kosovë.

Tanimë është e qartë se shumica e kompanive serbe posedojnë linja të veçanta të prodhimit për tregun kosovar dhe se mallrat që këto kompani i shesin në Kosovë subvencionohen nga Beogradi zyrtar në mënyrë që të jenë më konkurrente në tregun e Kosovës, duke arritur kështu pushtimin tregtar dhe ngufatjen e prodhimit vendor.

Kësaj radhe duam të njoftojmë konsumatorët kosovarë në lidhje me zbulimet shqetësuese për keksin Plazma, të prodhuar nga kompania serbe “Bambi” dhe të importuar në Kosovë nga “Elkos Group”.

Konsumatori, duke u bazuar në analizat laboratorike të paanshme të porositura në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Maqedoni, nxjerr konkluzionin se produkti “Plazma Keks” është i dyshimtë, i papërshtatshëm dhe si i tillë është edhe i rrezikshëm për konsumatorin kosovar, meqenëse deklaron rrejshëm përbërësit dhe kësisoj shkel dispozitat ligjore që përcaktojnë qartë se deklarimi i produktit duhet të jetë i saktë.

Përbërja I K S H P M Deklaracioni në paketim
Ujë 5% 5%
Proteina 13,5% 11,9%
Yndyrë 11,9% 12 %
Saharozë 15,1% 20,0 %
Vitaminë C 26,4 mg/100gr 12,20%
Vitaminë B1 1 mg/100gr 0,90%
Vitaminë B6 2,7 mg/100gr 2 %
Vitminë E 1,5 mg/100gr 2 mg/ 100gr
Nikotinë amid 17 mg/100gr 95,80mg/100gr
Kalcium 30 mg/100gr 106,0 mg/100gr
Hekur 2,5 mg/100gr 3,30mg/100gr

Kësaj duhet shtuar edhe faktin se prodhimi përmban emulgatorë, lloji i të cilit nuk saktësohet, si dhe është cekur se “Mund të përmbajë lajthi në sasi të vogël”. Dihet se disa lloje të emulgatorëve mund të jenë fatalë për disa konsumatorë dhe se mund të shkaktojnë alergji me pasoja të paparashikueshme – duhet të kemi parasysh se disa konsumatorë janë alergjikë edhe ndaj lajthisë.

Jemi të brengosur në lidhje me përdorimin e sojës në prodhim të “Plazma Keks”, meqenëse globalisht ka dyshime të arsyeshme se soja, përkundër disa vetive të mira, është e dyshuar për prishjen e balancës hormonale ( te gjinia femërore), për shkaktimin e akneve në fytyrë dhe ndërlikime tjera shëndetësore. Për këto arsye në shumë shtete ndalohet përdorimi i sojës, ndërsa soja GjM ndalohet edhe për ushqim të kafshëve. Për të njëjtat arsye edhe prodhuesi “Bambi” për një kohë relativisht të gjatë ka hezituar ta njoftojë konsumatorin për këtë zëvendësim të përbërësve në “Plazma keks”.

“Bambi” thirret në certifikatën “Hallall” nga Bashkësia Islame e Serbisë, pavarësisht faktit se kjo bashkësi nuk ka kompetenca mbi tregun e Kosovës dhe nuk do të duhej të lëshonte certifikatë të tillë për shtetin i cili që nga shkurti 2008 edhe juridikisht është i ndarë dhe i pavarur nga Serbia.

IKSHPK, AVUK dhe inspektoratet e Kosovës duhet të verifikojnë këto analiza dhe ta marrin në mbrojtje konsumatorin menjëherë si dhe të urdhërojnë tërheqjen e “Plazma keksit” nga pikat shitëse deri në vendimin e ri, i cili do të dalë nga konstatimi i fakteve të ofruara nga organizata Konsumatori.

Përderisa qeveria dhe institucionet tjera nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret për të mbrojtur konsumatorin në këtë aspekt, është e qartë se konsumatori do të vetëmbrohet duke shfrytëzuar institucionin themelor demokratik të protestës dhe çdo institucion tjetër demokratik me synim ndalimin e plotë të mallrave të rrezikshme, aplikimin e plotë të ligjeve që ofrojnë mbrojtje e siguri për konsumatorin dhe arritjen e reciprocitetit të plotë ekonomik e tregtar me Serbinë, thuhet në komunikatën për medie të kreut të kësaj organizate, Selatin Kaçaniku. /koha/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...