Home Shëndetësi Rreziku serioz nga bakteri në gojë

Rreziku serioz nga bakteri në gojë

Bakteri i cili jeton në gojë mund të shkaktojë sëmundje serioze dhe madje edhe të vrasë nëse hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut, paralajmëron një studim i ri.

Hulumtuesit për herë të parë kanë identifikuar bakterin, i cili quhet Streptococcus tigurinus, dhe kanë zbuluar që mund të dëshmohet fatal nëse hyn në gjak përmes mishit të gjakosur të dhëmbëve.

Shkencëtarët kanë kryer testet, duke analizuar bakterin nga gjaku i pacientëve që vuajnë nga endocarditisi (inflamacioni  i zemrës), meningitisi dhe spondylodiscitisi (inflamacioni i boshtit kurrizor).

Ata kanë zbuluar që gjaku është i ngjashëm me llojet tjera të Streptococceve që kolonizojnë gojën.

Hulumtimi i ri, i publikuar në “International Journal of Systematic and Evolutionary Microbiology”, do t’u mundësojë shkencëtarëve të gjejnë mënyrën se si u shkakton sëmundjet dhe të vlerësojnë kërcënimin që paraqet.

Dr. Andrea Zbinden, nga Universiteti i Zurich në Zvicër, i cili ka udhëhequr studimin tha: “Identifikimi i saktë i këtij bakteri është esencial për të qenë i aftë të gjurmohet përhapja e tij.

Duhen të kryhen hulumtime të mëtejme për të kuptuar strategjitë që S. tigurinus i përdor për të shkaktuar sëmundjen në mënyrë të suksesshme. Kjo do të mundësojë që të shërohen më shpejt pacientët e infektuar dhe me ilaçin e duhur.”

Ngjashmëria e S. tigurinus me bakteret e tjerë nënkupton që ka ekzistuar deri tani pa qenë e identifikuar.

Dr. Zbinden tha që zbulimi nuk është arsye për alarm, por është e rëndësishme që njihet dhe kufizohet.

“Ky bakter duket që ka potencial natyral për të shkaktuar sëmundje të rënda prandaj është e rëndësishme që mjekët dhe mikrobiologët janë të vetëdijshëm për këtë”, shtoi ajo.

“Hapi tjetër është të zbulohet se sa e zakonshme është ky bakter në zgavrën e gojës dhe çfarë rreziku paraqet”.

“Shtypja e imunitetit, valvulat e çrregullta të zemrës, operacionet dentale apo sëmundjet kronike janë faktorët e zakonshëm predispozues për infeksione të gjakut nga ky grup i baktereve. Sidoqoftë, faktorët specifikë të rrezikshëm për S. tigurinus mbesin për t’u përcaktuar”, përfundoi dr. Zbinden.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Kanceri i gjirit: 25 pyetjet që shqetësojnë femrat dhe përgjigjet e ekspertëve

Kanceri gjirit është gjithnjë e më i zakonshëm në botën perëndimore. Si kanceri më i zakonshëm ndërmjet grave ai normalisht është edhe i frikshëm, dhe zbulimi i gjëndrave të gjoksit mund të jetë një eksperiencë traumatik-e. Për fat të mirë, shumica e gjëndrave të gjirit nuk janë kanceroze. Megjithatë, për ato pak që janë, shumë kërkime kanë arritur në...