Home Këshilla të ndryshme Rreziqet nga pishinat

Rreziqet nga pishinat

Edhe pse noti është një faktor mjaft i rëndësishëm për aktivitetet fizike dhe për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, sidomos atyre kardiovaskulare, nuk mund të themi se gjithmonë është i shëndetshëm.

Pishinat mund të jetë të rrezikshme shkaku i infeksioneve të ndryshme, të cilat me përpirjen e ujit dhe kontakti i lëkurës me ujë të ndotur mund të sjellin infeksione të ndryshme të cilat janë goxha të rrezikshme.

Prandaj, janë të rëndësishme kontrollet e rregullta mikrobiologjike të ujit nëpër pishina. Uji gjithmonë duhej të jetë në rrjedhje të vazhdueshme dhe që përqendrimi i sasisë së klorit duhet të jetë e mjaftueshme.

Përqendrimi i tepërt i klorit mund të dëmtojë lëkurën dhe sytë, sidomos nëse larjes nëpër pishina nuk bëjmë një dush dhe nuk thahemi mirë me peshqir, e në atë mënyrë i ekspozohemi diellit. Nga ana tjetër, nëse përqendrimi i sasisë së klorit është u ulët, mikroorganizmi nuk do të dëmtohet, por rreziku për infeksione të ndryshme është shumë më i madh.

Stomaku

Infeksionet gastrointestinale të organeve fitohen me përpirjen e ujit të ndotur, i cili mund të përcjellë baktere, viruse dha parazitë. Ekzistojnë edhe parazitë të cilët janë rezistentë ndaj klorit, e që gjenden në ujërat fekale. Simptomat më të shpeshta janë dhimbjet në stomak dhe temperatura e lartë.

Në shumicën rasteve mjekët sugjerojnë për një ushqim dietal, kompensim i lëngjeve dhe largimi i temperaturave me ndonjë tabletë, e cila nuk ka efekte të dëmshme anësore dhe mund të merret në barnatore edhe pa përshkrimin e mjekut. Kundër diarresë duhet të merrni tableta probiotike në mënyrë që flora e kuqe të sillet në ekuilibër.

Nëse një gjendje e tillë dhe pa përmirësime vazhdon edhe më tej, atëherë detyrimisht duhet të shkoni te mjeku.

Sytë

Infektimi i syve apo ‘koniuktivitis’, mund të prekë njërin apo edhe të dy sytë dhe shkaktohet nga ‘hlamidia trahomatis’.

Larja në një pishinë me ujë të ndotur mund të jetë e rrezikshme dhe shkakton skuqjen e syve, ndjenja se keni diç në sy, sytë ju lotojnë pandërprerë, ënjtja e kapakëve të syve dhe ndjeshmëria ndaj dritës.

Këto janë simptoma edhe të infeksionit të syve, prandaj në këtë rast, pacienti detyrimisht duhet të shkojë te mjekut, sepse nëse vërehen shenja si “hlamidia”, ajo shërohet me antibiotikë. Tek shumica e këtyre rasteve përdoren pikat për sy ‘ciprofoksacin’.

Veshët

Infektimi i pjesës së jashtme të kanalit të veshit është infeksioni më i shpeshtë që haset gjatë stinës së verës. Fitohet gjatë mbajtjes së ujit të ndotur në kanalin e veshit, ndërsa në të shumtën e rasteve e shkaktojnë bakteret. Simptomat janë dhimbja e vazhdueshme e veshit dhe mund të vjen edhe deri tek shurdhimi i veshit.

Kurrsesi mos provoni që me ndonjë shkop, apo me ndonjë mjet tjerët ta shtypni pjesën e brendshme të veshit, ngase në atë mënyrë vetëm sa do ta përhapni infeksionin, nga pjesa e jashtme e veshit në strukturat tjera të veshit. Shërohet me kremra të ndryshëm apo me pika për vesh.

Gjatë asaj kohe do të ishte mirë që veshi të mos jetë i lëngësht.

Lëkura

Infeksionet fungale të lëkurës dhe mukozat më së shumti i godet nxehtësia dhe lagështia. Vendi më ideal për zhvillimin e tyre janë peshqirët e lagësht dhe kostumet e larjes, por edhe dyshemetë e lagështa, zhveshtoret, hapësirat e dushit dhe tualetet. Më së shumti infeksionet fungale prekin vendin në mes gishtave, shputat e këmbës dhe vendet tjera ku lëkura ka qenë e dëmtuar paraprakisht.

Pjesët intime
‘Candida’ Është banor i rregullt në zorrën e trashë, ndërsa te 25% e femrave nuk shfaqe fare simptoma. Por, kur vjen deri tek rënia e imunitetit apo nëse personi merr antibiotikë, vjen deri tek ndryshimi i acideve në vetë vagjinën. Ky është rasti kur më së shumti vjen deri tek infektimi e aty kontribuojnë edhe peshqirët e lagësht dhe kostumet e larjes.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...