Home Këshilla të ndryshme Rritja e Flokëve

Rritja e Flokëve

exercises-healthy-hairFloku të lë gojëhapur po ta shikosh nga këndvështrimi i rritjes. Në fakt, prodhimi i qelizës së tij që prodhohet në trup vjen i dyti pas palcës kockore! Floku ynë rritet gati 13 mm, në muaj dhe qëllon që ngadonjëherë rritet pakëz më shpejt kur jemi jashtëzakonisht veprues gjatë muajve të beharit. Ndërsa plakemi, floku rritet gjithnjë e më ngadalë dhe madje mund të bjerë fare.
Floku yt përshkon me rradhë ciklet e rritjes. Faza aktive e rritjes së flokëve të individit quhet faza anagene dhe zgjat nga 3 deri në 5 vjet. Nëse nuk e presim flokun, ai mund të rritet nga 45 deri në 75 cm gjatë kësaj periudhe. Kurse floku që përshkon fazën e përshpejtuar, apo kalimtare, quhet faza katagene pikërisht para se ai të hyjë në fazën telogene, në të cilën zë e pushon për nja 100 ditë, e më pas bie.

Gati 85-90% e krejt flokut të kokës është në fazën aktive të rritjes në qdo qast, ndërsa 10 deri 15 % pushon dhe bie, kështu që krejt flokët rriten në shkallë të ndryshme. Në kushte normale e të shëndetshme, nuk duhet të shqetësoheni kur ata pushojnë të tërë dhe bien në të njëjtën kohë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...