Rritje drastike e të sëmurave të reja nga kanceri

Studiuesit nga Universiteti i Mançesterit kanë zbuluar se si numri i të sëmurave nga kanceri i qafës së mitrës është rritur në mënyrë dramatike te femrat në vitet e tyre të njëzeta, derisa te grupmoshat e tjera është duke shënuar rënie.

Gjatë dhjetë viteve të fundit numri i të sëmurave nga kanceri i qafës së mitrës te femrat në vitet e njëzeta ka shënuar rritje prej 40 për qind.

Për këtë rritje të të sëmurave shkencëtarët mendojnë që fajtorë janë seksi pa mbrojtje dhe numri gjithnjë e më i madh i partnerëve, të cilët rrisin rrezikun nga krijimi i kësaj sëmundjeje.

Kancerin e qafës së mitrës shkakton virusi HPV, i cili transferohet përmes marrëdhënies seksuale, por kjo nuk do të thotë që secili lloj i virusit HPV do të çojë deri te kanceri.

Studiuesit nga Universiteti i Mançesterit kanë zbuluar se si numri i të sëmurave të grupmoshave të tjera është duke shënuar rënie.

Është veçanërisht i rrezikshëm fakti që kjo sëmundje e rrezikshme më së shpeshti nuk ka simptoma derisa të arrijë në një fazë të avancuar, por lajm i mirë është që me vaksinë zvogëlohet rreziku për madje 70 për qind.