Home Shëndetësi Rrjedhja e gjakut nga hunda

Rrjedhja e gjakut nga hunda

Në mjekësi kjo gjendje quhet epistaksis. Shkaktarët janë të ndryshëm. Tek meshkujt zakonisht shfaqet në adoleshencë kurse tek femrat gjatë menstruacioneve .

Edhe tensioni i lartë është një shkaktar kryesor. Hemorragjitë që shfaqen tek të rinjtë dhe që ndalojnë lehtë së rrjedhuri nuk kanë ndonjë gjë për tu preokupuar.

Hemorragjitë e shfaqura nga tensioni i lartë rreth të dyzetave janë më të vështira për tu ndaluar. Gjëja e parë që mund të bëni është ta ulni personin dhe pasi të uli pak kokën ti shtypni për rreth 10 minuta vrimën nga del gjak. Gjatë kësaj kohe le të marrë frymë me gojë dhe të gëlltitet.

Hemorragjitë ndahen në hemorragji të parme të hundës (anterior ) dhe të pasme (posterior ). Tek të parmet gjaku del nga pjesa e parme e hundës kurse tek të pasmet hemorragjia rrjedh nga pas hundës duke bërë që gjaku të gëlltitet.

Diagnostikimi i hemorragjive të pasme është i rëndësishëm. Këto lloj hemorragjish kërkojnë një specialist otojatër që të kujdeset për to. Zakonisht shfaqen tek të moshuarit. Kanë lidhje me tensionin e lartë apo me ndonjë traumë të asaj zone.

Tek fëmijët e vegjël hemorragjitë zakonisht janë të parme. Era e thatë apo korret e plagëve në dimër bëhen shkaktar të hemorragjive. Për tu ruajtur prej tyre mire që të lyhen këto zona me një krem zbutës p.sh me krem vazelin. Ose tre here gjatë ditës ose një here para gjumit.

Nëse keni hemorragji të parme (që rrjedh nga vrimat e hundës). Kapeni hundën me gishtin e madh dhe dy gishtat e tjerë dhe shtrëngojeni duke e shtytur drejt fytyrës. Prisni kështu fiks 5 minuta. Mundohuni ta mbani kokën më lartë se niveli i zemrës. Bëni kompresa me akull (në një qeskë p.sh) mbi hundë apo mbi faqe afër hundës.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Temperaturat e larta dhe uji i nxehtë po i mbysin peshqit

Alaska ka qenë e përfshirë nga një valë e të nxehtit gjatë kësaj vere dhe kjo ka bërë që një numër i lartë salmonësh të mos e përballojnë dhe të ngordhin. Shkencëtarët kanë vërejtur se disa lloje salmonësh janë zhdukur pas një ekspedite përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës, pasi vendasit njoftuan se një numër i lartë salmonësh kishin dalë në...