Home Shëndetësi Rruga hormonale në ndërtimin e eshtrave

Rruga hormonale në ndërtimin e eshtrave

Shkencëtarët kanë zbuluar një mekanizëm të ri se si hormoni i paratiroidesë nxit formimin e eshtrave.

Autorët e një studimi të ri kanë zbuluar një ha shumë të rëndësishëm në nxitjen hormonale të rritjes së eshtrave, një zbulim i cili mund të çojë në zbulimin e barnave të reja për mjekimin e osteoporozës, si edhe drejt zbulimit të terapive më të mira për ndërtimin e eshtrave.

Studimi i ligjëruar në Universitetin e Albamas në Birmingham, ka treguar se hormoni i paratiroidesë (PTH) i jep nxitje organizmit në aktivitetin e ndërtimit të eshtrave me anë të një “ko-receptori” specifik i cili gjendet në sipërfaqen e qelizave eshtërore.

Osteoblastet dhe osteoklastet janë instrumentet kryesore në rregullimin e një skeleti të shëndoshë, osteoblastet duke formuar ashtin e rri, ndërsa osteoklastet duke resorbuar të vjetrin dhe atë të brishtë. Shumica e barnave aktuale kundër osteoporozës shënjestrojnë të dy llojet e qelizave, edhe osteoblastet edhe osteoklastet, që mund të çojë në mosformimin e ashtit.

Prandaj do të ishte ideale nëse do të zbulohej një bar i cili do ta ndërpriste veprimin resorbues dhe do ta nxiste krijimin e ashtit të ri. Kështu që ky studim jep një rrugë për të arritur deri te zbulimi i këtyre branave. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...