Home Ushqim Rrushi i kuq mbron nga diabeti

Rrushi i kuq mbron nga diabeti

Rrushi është burim i shkëlqyeshëm i antioksiduesve dhe substanca që luftojnë tumoret e ndryshme. Studimet më të reja po ashtu kanë treguar se një përbërës nga rrushi, resveratroli, mbron nga sëmundja e diabetit.

Hulumtuesit amerikanë kishin injektuar substancën resveratrol nga rrushi drejtpërsëdrejti në trurin e minjve, të cilët ishin ushqyer me artikuj me vlerë të lartë yndyrore) dhe ishin vërtetuar se niveli i insulinës kishte rënë. Ky përbërës do të mund të përdorej për manipulimin e proteinave të caktuar në tru, si dhe sipas ekspertëve do të mbronte nga sëmundja e diabetit.

“Këto kafshë, që ishin kryer eksperimentet tek ato, ishin të prekura nga mbipesha. Mirëpo, kur substanca resveratrol u ishte injektuar në tru, atëherë pezmatimet u ishin zbutur”, ka shpjeguar mjeku Roberto Koipari, i cili njëherësh ishte edhe udhëheqësi i këtyre hulumtimeve.

Hulumtimet e deritanishme kanë treguar se substanca resveratrol pozitivisht mund të ndikojë edhe në shërimin e sëmundjeve serioze kronike.

Rrushi mund të parandalojë dëmtimin e enëve dhe qelizave të gjakut, si dhe parandalo krijimin e kolesterolit të keq. Rrushi i kuq është i pasur edhe me substanca antivirusale dhe antibakteriale, e po ashtu është i shkëlqyeshëm edhe në luftën kund llojeve të ndryshme të kancerit.

Ekspertët theksojnë se si konsumi i tepërt i prodhimeve të rrushit të kuq apo konsumi i tepërt i verës së kuqe nuk mund të mbrojë personat me diabet: “Nëse trurit do t’i dërgohej sasi e tepërt e substancës së lartpërmendur apo verës së kuqe, atëherë e gjithë kjo do të shkaktonte vetëm dëm, sidomos në mëlçi”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Pse duhet ta kontrolloni gjithmonë skadencën e ujit në shishe?

Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që...