Home Ushqim Rrushi i tharë një ushqim i rrallë për dhjetëra sëmundje

Rrushi i tharë një ushqim i rrallë për dhjetëra sëmundje

Rrushi i tharë një ushqim i rrallë për dhjetëra sëmundjeTë mirat shëndetësore të rrushit të tharë përfshijnë përmirësimin nga kapsllëku, anemia, ethet, dobësia seksuale. Rrushi i thatë gjithashtu ndihmon në shtimin e peshës, kujdesin ndaj syve, kujdesin ndaj dhëmbëve dhe shëndetit të eshtrave.

Rrushi i thatë është i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për fruta të thata. Ato kokrra të zeza apo ngjyrë ari janë favorit i të gjithëve e veçanërisht i fëmijëve. Rrushi i thatë përdoret anë e kënd botës në kuzhina (veçanërisht në dezert), si tonik shëndetësor e gjithashtu si ushqim për alpinistë dhe udhëtarë.

Ato bëhen nga tharja e rrushit (i gjelbër apo i zi), në diell apo në tharës dhe duken si perla ngjyrë ari, të kafta apo të zeza. Në të vërtetë, janë perla, kur marrim parasysh vlerat ushqyese dhe të mirat shëndetësore të tyre. Të shohim veprimin magjik të tyre.

Kapsllëku: Kur hahet, rrushi fryhet, pasi ka fibra që gjenden në të në formë të tharë dhe absorbojnë ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut.

Anemia: Rrushi i tharë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë përbërës të vitamines B kompleks të cilët janë esencialë për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Zjarrmi (ethet) : Phenolic Phytonutrients, që njihen mirë për përbërësit e tyre si antibiotikë, vrasës të bakterieve dhe antioksidues, gjenden me bollëk në rrushin e tharë dhe ndihmojnë në shërimin e zjarrmis (etheve) duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale.

Dobësi Seksuale: Rrushi i tharë është i njohur për stimulimin e epshit dhe nxitjen e ereksionit, kryesisht për shkak të prezencës së aminoacidit të quajtur Arginin, i cili është i dobishëm në shërimin e problemeve me ereksion. Në Indi që moti ka qenë praktikë e zakonshme, që nuses dhe dhëndrit t’i jepet një gotë qumësht i zier me rrush të tharë dhe me një majë (sa të kapin dy gishta) shafran. Rekomandohet që ata që vuajnë nga dobësitë seksuale të konsumojnë rregullisht rrush të tharë.

Shëndeti i kockave: Përderisa kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të tharë, rrushi i tharë është për këtë arsye edhe një burim më i mirë i bor-it, një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël, në krahasim me materiet e tjera ushqyese), që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Bor është veçanërisht i dobishëm në parandalimin e osteoporozës që nxitet nga menopauza tek gratë dhe është shumë i dobishëm për eshtrat dhe nyjet.
Kujdesi i Syve: Rrushi i tharë përmban polyphenolic phytonutrients të cilët kanë përbërës antioksidues që janë shumë të mirë për shëndetin ocular, pasi mbrojnë sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikurse degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtesë, rrushi i tharë përmban sasi të mira të vitaminës A, A-Beta Karoten dhe A-Karotenoid, që të gjithë janë esencialë për shëndet të mirë pamor.
Shtimi Peshës: Rrushi i tharë, sikurse të gjitha frutat e tjera të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës, pasi është përplot me glukozë dhe fruktozë dhe ju dhuron shumë energji. Kështu pra, kokrrat e tij formojnë pjesën ideale të dietës si tek atletet apo bodibillderët të cilët kanë nevojë për shumë energji e gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë, pa akumuluar kolesterol.

Ajo që u jep një shtytje edhe më të madhe është prezenca e shumë vitaminave, amino- acideve dhe mineraleve (si selenium, fosfori etj.) të cilët ndihmojnë në absorbimin e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup.

Shëndeti Dental: Acidi Oleanolic, njëri nga phytochemialet e pranishëm në rrushin e tharë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirimit) të dhëmbëve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, të dy këto specie të bakterieve të cilët janë përgjegjës për kavitetet dhe problemet e tjera dentale.

Veç kësaj, rrushi i tharë është shumë i pasur me kalcium i cili është shumë i dobishëm për shëndetin dental, pasi parandalon thyerjen apo spirimin e dhëmbëve dhe smaltit dhe i bën ata më të fortë. Një gjë tjetër interesante rreth rrushit të tharë është se sa më gjatë ju mbeten në dhëmbë, aq më mirë pasi, kështu mundëson kontakt më të gjatë të Acidit Oleanolic me dhëmbët duke parandaluar zhvillimin e baktereve. Veç atyre që thamë më lart, bor-i prezent në rrushin e tharë luan një rol shumë të rëndësishëm në kontrollimin e zhvillimit të mikrobeve në gojë e gjithashtu ndihmon shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve. / gazeta ballkan/

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...