Home Ushqim Rrushi i zi për shpinë, xhenxhefili për gjunjë, ndërsa soja për nyja

Rrushi i zi për shpinë, xhenxhefili për gjunjë, ndërsa soja për nyja

Keni probleme me dhimbjet dhe lëndimet, me konsumimin e këtyre ushqimeve mund t’i lehtësoni, ndërsa ndoshta nuk do t’u duhen as tabletat kundër dhimbjeve.

1. Kurkumi për muskujt dhe nyjat

Sipas disa hulumtimeve, kurkumi është më efikas kundër dhimbjeve dhe inflamacioneve nga ilaçet steroide. National Institutes of Health konsideron që kurkumi më shumë vepron te artriti reumatoid sepse parandalon shkatërrimin e nyejve. Kurkumi përmban proteinën Nf-kB e cila në trup aktivizon mekanizmat mbrojtës trupor të cilët i ndihmojnë në luftën me dhimbjet.

2. Rrushi i zi për shpinë

Kjo pemë është e mbushur me reservatrole, komponimin e fortë të antioksidantesh, të cilët bllokojnë enzimat që dëmtojnë indin, çka mund të çojë deri të dhimbjet në shpinë dhe nyje. Sipas Rush University Medical Center, resveratroli ndihmon në mbrojtjen kundër dëmtimeve të kërcit të cilat shkaktojnë dhimbje në shpinë. Studimi tjetër në Universitetin Michigan ka zbuluar që ekstrakti i vishnjës është dhjetë herë më efikas se aspirina kur në pyetje është lehtësimi i inflamacioneve në trup. Frutat tjera malore të pasura me resveratrol janë boronicat, thanat dhe manaferra.

3. Xhenxhefili për shpinë

Kjo mëlmesë është e njohur për mundësinë e vet për të bllokuar prostaglandin i cili është ndërmjetës i dhimbjeve. Xhenxhefili qysh moti përdoret si metodë natyrale për të lehtësuar dhimbjen, veçanërisht në Indi. Sipas hulumtimeve nga universiteti në Miami, hulumtuesit kanë zbuluar që dy të tretat e të sëmurëve me sëmundje kronike në gjunjë më pak ankohen në dhimbje pas marrjes së dozës ditore të ekstraktit të xhenxhefilit për gjashtë javë të plota. Ekspertët mjekësorë rekomandojnë dozën ditore prej 500 deri 1000 miligram.

4. Soja për nyja

Hulumtuesit nga Universiteti në Oklahoma kanë zbuluar që ata të cilët vuajnë nga osteoartriti, ndërsa kanë marrë 40 gram të proteinave të sojës gjatë ditës për tre ditë, kanë treguar që 30 për qind kanë më pak dhimbjen në gjunjë nga artriti. Soja përmban izoflavin dhe hormonin bimor me veçori të forta inflamatore të cilat ndihmojnë reduktimin e sikletit për shkak të dhimbjeve nga osteoartriti dhe sëmundjet tjera të ngjashme në nyje.

5. Salmoni për shtyllën e qafës

Acidet yndyrore omega-3 janë kyç për mbajtjen e sistemit të imunitetit, por edhe për frenimin e inflamacioneve dhe sëmundjeve kronike në qafë, ashtu që lubrifikojnë kërcin. Gjatë hulumtimit në universitetin në Pittsburgh, 60 për qind e të testuarve kanë pasur dhimbje më të vogël nëse kanë ngrënë më shumë peshk ose kanë marrë vajin e peshkut si shtesë ushqimi për tre muaj. Efekti ka qenë aq i madh sa që shumë janë ndalur së marrin ilaçi për dhimbje. Përveç salmonit, peshqit tjerë që përmbajnë sasi të larta të acideve yndyrore omega 3 EPA dhe DHA janë tuna, trofta, skumbri dhe sardelet.

6. Qershitë për artrit

Qershitë por edhe llojet e tjera të frutave të malit përmbajnë sasi të mëdha të antioksidantëve – antocianine të cilat janë komponimi kyç për luftën me dhimbjet. Sipas hulumtimit të Ministrisë së bujqësisë, pjesëmarrësit të cilët kanë ngrënë 45 qershi të mëdha në ditë për 28 ditë, u janë reduktuar inflamacionet. Hulumtimi ka zbuluar që antocianinet janë në veçanti efikase në shërimin e simptomave të artritit, ndërsa rezultatet përmirësohen nëse konsumojmë edhe lëngun nga qershitë ose vishnjat.

7. Kafeja për dhimbje pas ushtrimeve

Nëse jeni pyetur ndonjëherë pse ilaçet kundër dhimbjeve përmbajnë kafeinë, kjo është sepse kafeja lehtëson dhimbjet. Po ashtu vepron edhe si bllokues natyral i dhimbjeve dhe në veçanti është e mirë për pas treningut. Hulumtuesit kanë zbuluar që pacientët të cilët kanë pirë dy filxhanë kafe pas ushtrimeve kanë reduktuar dhimbjet të cilat paraqiten pas treningut për gati 50 për qind. Ekspertët po ashtu pohojnë që kafeina është e mirë para treningut, sepse është dëshmuar që mund të ngrejë pragun e dhimbjes.

8. Sherbela për fyt

Kjo bimë shëruese zakonisht përdoret për shërimin e sëmundjeve të fytit, siç janë angjinat, sëmundjet e mishit të dhëmbëve, laringitisi, si dhe problemet tjera të tipit të dhimbjes së kokës, mavijoset dhe kujtesa e keqe. Sherbela përmban acide të cilat absorbohen në trup dhe veprojnë si agjentë antiinflamator të cilët reduktojnë inflamacionin e muskujve. Gjethet e sherbelës shtoni në ujë të vluar dhe bëni çaj ose përdorni si mëlmesa në ushqim.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës dhe ushqimet që e largojnë

Nuk ka gjë më të sikletshme se sa të takosh a të bisedosh me dikë ndërsa duke folur kupton se fryma lëshon një aromë të keqe. Është një problem i sikletshëm që prek të gjithë njerëzit. Paralajmërimi i një sëmundjeje apo komplikimi shëndetësor, ushqimet që konsumoni dhe higjiena e varfër e gojës janë tre faktorët kryesorë të aromës së...