Home Ushqim Rrushi mbron nga kanceri i lëkurës

Rrushi mbron nga kanceri i lëkurës

Përbërësit që gjenden në rrush i mbrojnë qelizat e trupit nga rrezatimi ultravjollcë, që është shkaktari kryesor i kancerit të lëkursë, tregon një hulumtim i ri i shkencëtarëve nga Spanja.

Rrezet ultravjollcë mund të shkaktojnë kancerin e lëkurës duke e rritur numrin e molekulave të dëmshme në lëkurë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Barcelonës kanë zbuluar se flavonoidet (antioksidansë që treten në ujë) nga rrushi mund të pengojnë këtë proces.

Ata konsiderojnë se ky studim është shumë pozitiv, sepse ndihmon në prodhimin e preparateve për mbrojtjen e lëkurës nga dielli.

“Këto janë rezultate inkurajuese dhe duhet të merren parasysh. Në këtë mënyrë mund të prodhohen preparate të reja për mbrojtje të lëkurës nga rrezet ultravjollcë”, deklaroi biokimistja e këtij universiteti, Marta Cascante.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...