Home Këshilla të ndryshme Rutina e thjeshtë e përditshme që mund ta parandalojë sulmin në zemër!

Rutina e thjeshtë e përditshme që mund ta parandalojë sulmin në zemër!

Sulmet e zemrës janë urgjencë mjekësore që kërkojnë tretman të menjëhershëm.

Sulmet e zemrës ndodhin kur furnizimi i zemrës me gjak papritmas bllokohet.

Por, ndonëse stili i shëndetshëm i jetesës – siç është ushqyerja e mirë dhe ushtrimet fizike – ndikojnë në parandalimin e sulmeve të zemrës, ekspertët tani kanë zbuluar edhe diçka interesante për parandalimin e këtij fenomeni.

Sipas hulumtimeve të reja, thuhet se pastrimi i dhëmbëve dy herë në ditë është krucial për t’ia zvogëluar vetes këtë rrezik.

Shkencëtarët thonë se secili njeri duhet t’i pastrojë dhëmbët dy herë në ditë nga dy minuta me pastë dhëmbësh që përmban fluorid.

Sipas tyre, kjo rutinë e thjeshtë mund ta zvogëlojë rrezikun e problemeve kardiovaskulare deri në trefish.

Ekspertët thonë se duke i pastruar dhëmbët rregullisht dhe në formë të duhur, ju i parandaloni sëmundjet e ndryshme të gojës të cilat janë ndërlidhje me humbjen e dhëmbëve, me sëmundjet kardiovaskulare e madje edhe me infeksionet e mushkërive.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...