Home Këshilla të ndryshme Sa do të jetojmë? Aq sa i kemi të gjata kromozomet

Sa do të jetojmë? Aq sa i kemi të gjata kromozomet

Gjatësia ndërmjet dy skajeve të kromozomeve përmbajnë të fshehur sekretin e jetëgjatësisë sonë. Një fakt i tillë është zbuluar nga një studim i realizuar prej Universitetit të Glasgout në Mbretërinë e Bashkuar.

Studimi i publikuar në revistën e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara, PNAS, tregon se jetëgjatësia e një individi mund të përcaktohet duke e matur gjatësinë e strukturave të vogla molekulare në skajet e kromozomeve, telomeres, të cilat janë në fakt një lloj “kapuçi”, paketë mbrojtëse e informacionit gjenetik dhe falë tyre, asnjë informacion gjenetik nuk është i humbur.

Lidhja ndërmjet telomeres dhe jetëgjatësisë sonë ka kohë që njihet, por studimi i kërkuesve skocezë është i pari që këmbëngul në matjen e gjatësisë së këtyre komplekseve molekulare në ditët e para të jetës, e më pas në intervale të rregullta. Rezultatet e tyre tregojnë se gjatësia e telomeres në fazat e para pas lindjes, është në gjendje të parashikojë edhe gjatësinë e jetës si të tillë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...