Home Këshilla të ndryshme Sa duhet të vrapojmë për të shpenzuar kaloritë e marra nga ngrënia...

Sa duhet të vrapojmë për të shpenzuar kaloritë e marra nga ngrënia e një pice?

4Jeni të uritur dhe nuk keni kohë për të përgatitur ndonjë porcion me ushqim të shëndetshëm dhe pa përmbajtje të madhe të kalorive? Ushqimi i shpejtë, e në rastin konkret pica mund te jetë një zgjidhje e “përkryer” për juve! Por, a e dini sa kohë ju nevojitet që t’i eliminoni kaloritë e marrura nga konsumimi i një pice të tërë?

Kur ta kuptoni këtë ndoshta herën tjetër prioritet i juaji do të jetë mënyra se si dhe me çka ushqeheni në atë mënyrë që stili i jetës tuaj mos t’ju penalizojë dhe ndikojë negativisht tek ju.

Për një individ të peshës dhe gjatësisë normale, distanca e cila duhet të përshkohet pas ngrënies së një pice është rreth 5.5 km ose rreth 50 minuta vrapim i intensitet të mesëm kah i lartë!

Ekzistojnë lëvizje të cilat tani janë duke kërkuar që për secilin produkt ushqimor i cili ju ofrohet klientëve për ta blerë, të jetë e shfaqur edhe ekuivalenca në ushtrime (koha e nevojshme për t’i shpenzuar kaloritë e marrura nga ai produkt).

Kjo shihet si një nga mënyrat për të luftuar mbipeshën dhe obezitetin. Mos të harrojmë se shkalla e diabetit është dyfishuar në krahasim me 40 vite më parë!

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...