Home Këshilla të ndryshme Sa është e rëndësishme vënia e helmetës?

Sa është e rëndësishme vënia e helmetës?

6Studimi i fundit ka zbuluar se vendosja e helmetës gjatë ngasjes së biçikletës e zvogëlon rrezikun e lëndimeve serioze në kokë për 69 për qind, dhe e zvogëlon mundësinë e lëndimeve fatale në kokë për 65 për qind.

Ky nuk është studim i rëndomtë ku janë marrë vetëm mostrat e 10 njerëzve – hulumtuesit kanë studiuar 64,000 çiklistë që kanë vënë helmetë për të arritur konkludimin e tyre – i cili është prezantuar në konferencën botërore Safety 2016 në Finlandë, transmeton Telegrafi.

Më herët është besuar se vënia e helmetës i shkakton lëndimet në qafë, por hulumtuesit kanë zbuluar se lëndimet e tilla janë shumë të rralla dhe nuk shkaktohen nga helmetat.

Veç kësaj, ekziston edhe argumenti se vënia e helmetës është më e rrezikshme, pasi që ngasësi është më i prirë të vozisë më ‘rrezikshëm’, duke menduar se është i sigurt.

Një studim i vitit të kaluar e ka konfirmuar këtë hipotezë, duke treguar se pjesëmarrësit që kishin vënë paisje mbrojtëse kishin qenë më të prirë të ndërmerrnin rreziqe sesa ata që nuk kishin pasur paisje mbrojtëse.

Sidoqoftë, autori i këtij studimi, Dr Gamle, thotë se kjo është me të vërtetë e komplikuar dhe asgjë nuk implikon se njerëzit nuk duhet të kenë paisje mbrojtëse.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...