Home Këshilla të ndryshme Sa është efektiv vrapimi në vend?

Sa është efektiv vrapimi në vend?

Sa është efektiv vrapimi në vend?Ushtrimet kardiovaskulare janë lloj i ushtrimeve që shpejtojnë punën e zemrës, frymëmarrjen dhe nxisin djersitjen. Vrapimi në vend i plotëson të gjitha kushtet, prandaj mund të shikohet si ushtrim kardiovaskular.

Ekspertët theksojnë që vrapimi në vend, të cilin mund ta bëni edhe në rehatinë e shtëpisë suaj, është i shkëlqyeshëm edhe për personat që nuk kanë qasje në parqet për vrapim, transmeton Koha.net. Madje me një hulumtim është treguar që vrapimi në mjedisin e mbushur me gazra (rruga, autostrada) mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Nëse jeni adhurues të vrapimit në natyrë, provoni ta organizoni kohën tuaj ashtu që të vraponi në orët e mëngjesit, kur është më e vogël prania e gazrave të mjedisit.

Vrapimi në vend është zgjedhje e mirë për ata që nuk mund të ndajnë para për të blerë shiritin për vrapim ose për anëtarësim në palestër. Po ashtu është i shkëlqyeshëm sepse mund të vraponi tërësisht të zbathur, ashtu që në mënyrë instiktive do të filloni të vraponi në mënyrë të duhur.

Teknika – Është mjaft e thjeshtë. Merrni një palë atlete të mira ose qëndroni në një sipërfaqe të butë. Filloni të vraponi në vend, por ngrini duart sepse do të nxisni shpenzimin shtesë të kalorive. Ka edhe variante të ndryshme të vrapimit në vend. Kështu, për shembull, mund t’i ngrini gjunjët sa më afër gjoksit ose ta shpejtoni ritmin.

Shpenzimi i kalorive – Edhe pse dallon nga vrapimi në natyrë ose shirit, vrapimi në vend jep gati rezultate të njëjta. Kështu në një orë vrapimi në vend (5 km/h) shpenzohen rreth 563 kalori (personat e rëndë 70 kilogramë).

Përparësitë – Përveç shpenzimit të kalorive, vrapimi në vend ka edhe shumë përparësi tjera. Mund të vraponi në cilëndo kohë të ditës, derisa shikoni televizor ose dëgjoni muzikë, transmeton Koha.net. Për shëndet njëlloj i mirë është edhe vrapimi në natyrë ose në shirit, ndërsa po ashtu ndihmon në formimin e trupit dhe dobësim. Rezultatet më të mëdha do t’i vëreni në këmbë, ije dhe vithe.

Fillimi – Nëse keni probleme me shëndet, para së gjithash këshillohuni me mjekun sepse vrapimi nuk është zgjidhje e mirë për të gjithë. Më së miri është të filloni të vraponi në periudhën prej 30 minutave 4 herë në javë. Kur vëreni rritjen e qëndrueshmërisë sportive, gradualisht rritni kohën e vrapimit. Në fillim është e rëndësishme që të bëni një ditë pushim në mes çdo trajnimi.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...