Shpesh herë na ndodh që të kemi probleme me flokët. Aq shumë mund të stresohemi nga flokët e yndyrshëm saqë shumë femra arrijnë ekstremet duke i larë flokët çdo ditë. Ne mbase nuk e dijmë që nuk është e mirë larja e përditshme e flokëve.
Edhe pse larja dallon nga tipi i flokëve, larja e përditshme është një gabim shumë i madh. Kjo mund të çojë deri në irritimin e lëkurës së kokës, paraqitjes së zbokthit dhe problemeve të tjera.
Arsyeja pse flokët bëhet të papastra janë gjëndrat dhjamore të cilat prodhojnë një lëndë që ndalon tharjen e lëkurës dhe flokut.
Për personat me flokë të dendura dhe kaçurrele do të ishte mirë që t’i lanin flokët dy herë në javë me shampo hidratuese dhe regjeneruese, pasi flokët e tyre nuk janë të yndyrshme dhe nuk ka nevojë të lahen më shpesh.
KËSHILLA TË NGJASHME