Sa kanale ka Amsterdami ?

Në Amsterdam ka pesë kanale kryesore dhe rreth 160 kanale më të vogla. Ato derdhen në IJsselmer, një liqen i madh e i cekët në qëndër të Holandës.

Amsterdami u projektua në shekullin XVII dhe përgjatë kanaleve u ndërtuan shtëpi të ngushta me ballinë të pjerrët, të ngritura mbi shtylla druri, të ngulura thellë në baltovinë.

Përse këta emra

Njerëzit e quajnë Netherland ose Holandë, por, në të vërtetë, Holandë është emri i dy provincave të saj perëndimore – Holandës së Veriut dhe të Jugut. Kurse emri “Netherland” do të thotë “vende të ulëta”.

Fakte Holanda

01. Sipërfaqja: 33.929 km2

02. Popullsia: 16.716.000

03. Pika më e lartë: 321 m

04. Pika më e ulët: -6.7 m

05. Gjatësia e përgjithshme e kanaleve: 4400 km

06. Kryeqyteti: Amsterdami (në Hagë ndodhet selia e qeverisë)

Më trego më shumë:

Tokë e fituar nga deti

Holanda shtrihet buzë Detit të Vdekur dhe është shumë e rrafshët.
Rreth 24 për qind e tokës ndodhet nën nivelin e detit dhe dikur ka qënë e mbuluar me ujë.
Bonifikimi i tokës ka filluar 700 vjet më pare dhe vazhdon edhe sot.
Digat janë ndërtuar për të penguar ujin e detit, duke krijuar toka të bonifikuara, të quajtura polder (tokë e fituar nga deti).
Polderi është tokë shumë pjellore dhe përdoret për bujqësinë intensive.
Qytetet e mëdha, si Amsterdami dhe Roterdami, janë ndërtuar mbi toka të fituara nga deti.
Rritja e nivelit të detit, për shkak të ngrohjes globale, rrit edhe rrezikun e përmbytjeve.

Pesë qytete të ndërtuara mbi kanale

Venecia, Itali
Bangkok, Tailandë
Bryzh, Belgjikë
Shën Peterburg, Rusi
Fort Loudërdejl, SHBA

Me numra

12 Numri i provincave të Holandës.

51 Numri i muzeumeve të Amsterdamit.

451 Gjatësia e bregdetit holandez.

1281 Numri i urave të Amsterdamit.

E pabesueshme !

Himni kombëtar holandez, Het Vihelmus, ka kaq shumë vargje sa duhet rreth një çerek ore për t’u kënduar. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve këndohet vetëm vargu i pare.

Lulëzim mahnitës

Holandezët kultivojnë më shumë se tre milliardë tulipanë në vit. Kopshtet Keukenhof, pranë Amsterdamit, vizitohen nga më shumë se 800.000 njerëz në vit, për të pare shtatë million tulipanët në lulëzim.

Ana Franku

Ana Franku ishte një vajzë e vogël hebreje, më se e zakonshme, që jetonte në Amsterdam gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945).
Familja e saj qëndroi e fshehur nga gjermanët për dy vjet në papafingo.
Gjatë kësaj kohe, Ana mbante shënim ngjarjet e ditës në ditarin e saj.
Në vitin 1944, familja Frank arrestua dhe u dërgua në një kamp përqëndrimi. Ana, e motra dhe nëna e saj gjetën vdekjen në kamp.
Pas luftës, ditari i Anës iu kthye të atit, i cili më vonë e botoi.
Ndërtesa ku jetonte familja Frank, sot është kthyer në Muzeun Ana Frank.

Katër piktorë holandezë

Rembrandti (1606-1669) Pikturoi 60 autoportrete për të dokumentuar jetën e tij. Roja e Natës është piktura e tij më e famshme.

Vinsent Van Gogu (1853-1890) I famshëm për penelatat në formë rrethore dhe për ngjyrat e ndezura.

Piet Mondarini (1872-1944) I njohur për pikturat me forma katrore dhe ngjyrat e spektrit (ylberit).

Dik Bruna (lindur 1927) Autor dhe ilustrues librash për fëmijë. I njohur si krijuesi i lepurushit Mifi.

KËSHILLA TË NGJASHME