Home Këshilla për Prindër Sa kohë duhet të qëndroni me fëmijët?

Sa kohë duhet të qëndroni me fëmijët?

Sa kohë duhet të qëndroni me fëmijët?Nëse rezultatet e një studimi, që lidh sasinë e kohës që nënat dhe baballarët kalojnë me fëmijët e tyre në aktivitete të ndryshme janë të vërteta, atëherë, është koha që prindërit t’i braktisin ndjenjat e tyre të fajit dhe t’u kushtojnë më pak vëmendje me fëmijët e tyre.

Kërkimet tregojnë se koha që nënat kalojnë për të shtuar të ardhurat e familjes mund të prodhojnë rezultate më të mira psikologjike dhe akademike për fëmijët, krahasuar me rastet kur nënat qëndrojnë gjatë gjithë kohës në shtëpi.

Në fakt, sasia e tepruar e kohës që mund t’i kushtohet kujdesit të fëmijëve, veçanërisht gjatë viteve të shkollës fillore, mund t’u bëjnë më keq atyre. Më në fund, kemi prova të mira se prindërimi “helikopter” i dëmton fëmijët. Kemi edhe një justifikim për nevojat e atyre që janë prindër për të bërë më tepër.

Si prindër, e keni pyetur ndonjëherë veten sa kohë nevojitet për të qëndruar me fëmijët tuaj?

Shumë prindër mund të jenë “mbifunksionalë” në rolin e tyre. Një analizë e kohëve të fundit nga Universiteti i Miçiganit, e bërë me ditaret e një numri pjesëmarrësh, për një kohë të gjatë, gjeti disa të dhëna të papritura përsa i përket kohës së kaluar me fëmijët dhe impaktit të saj tek ata. Së pari, autorët gjetën se prindërit, në ditët tona, kalojnë më tepër kohë se në të shkuarën, me fëmijët e tyre. Po si?

Ata e përshtasin kohën e tyre në punë, që të ndodhen në shtëpi kur edhe fëmijët janë në shtëpi. Për fëmijët 3-11 vjeç, nënat kalojnë mesatarisht 11-30 orë çdo javë, ose duke u angazhuar në veprimtari me fëmijët e tyre, ose duke u ndodhur pranë tyre (p.sh., e kanë punën afër shkollës, ose kopshtit të tyre), kur është e nevojshme.

Për fëmijët në adoleshencën e hershme, nënat ia dalin sërish të jenë me ta rreth 11-20 orë në javë. Edhe baballarët kalojnë më tepër kohë me fëmijët. Natyrisht, jo aq sa nënat, por sërisht, më tepër sesa baballarët disa dekada më parë. Këto janë lajme të mira.

Mirëpo do të ishin më të mira, nëse do t’i ndihmonin fëmijët t’i përmirësonin notat e tyre, ose të ndiheshin emocionalisht më të sigurit e kompetentë. Pikërisht këtu historia fillon të ndërlikohet.

Duket se sasia e kohës që nënat dhe baballarët kalojnë me fëmijët para se ata të hyjnë në adoleshencë nuk ka ndikim të madhe te performanca sociale, akademike ose emocionale e tyre. Gjatë viteve të adoleshencës, megjithatë, shtimi i kohës me nënën, ose nënën dhe babanë se bashku, mund ta ulë riskun e kriminalitetit (delinkuencës), aktiviteti seksual ose përdorimit të drogërave nga ana e adoleshentëve.

Duket se prania e prindërve i ndihmon fëmijët e kësaj moshe të vetë-rregullohen.
Kjo nuk është për t’u habitur. Një fëmjë që e di që i monitorohet sjellja priret ta mbajë më nën kontroll sjelljen e tij.

Po çfarë ndryshon te fëmijët më të vegjël? Duket se të ardhurat familjare janë një parashikues më i mirë i zhvillimit të suksesshëm të fëmijëve, krahasuar me sasinë e kohës së shepnzuaqr me fëmijën. Rezultati lidhet me nivelin social-ekonomik.

Autorët e studimit nuk nënkuptojnë se prindërit më të pasur kanë fëmijë më të shëndetshëm, mirëpo ajo që treguan ata ishte se, kur rriten të ardhurat familjare, ka një prirje rritjeje te zhvillimi më i mirë i fëmijës.

Për shembull, kur fëmijët janë në shkollën fillore, nënat mund t’ia dalin më mirë mbanë që të punojnë në punë të paguar dhe të rrisin të ardhurat e shtëpisë, sesa të përpiqen të jenë aty (në shtëpi) dhe t’u shkojnë pas çdo nevoje që ka fëmija, transmeton shekulli.
Kjo është pak kontradiktore në kulturën tonë, që karakterizoht nga prindërimi mbiprotektiv.

Mirëpo, kjo ka njëfarë kuptimi. E dimë se ka një vijë të hollë midis prindërimit të përgjegjshëm dhe llojit të kontrolluar të sjelljes nga kujdestarë, që i bëjnë të varur emocionalsith fëmijët e tyre.

Në një kontekst, ku fëmija është i sigurt në një mënyrë të arsyeshme (me masë), vëmendja e tepruar mund të jetë disavantazhuese ndaj aftësisë së fëmijës për t’u përballur (me situata të caktuara). Në vend të zhvillojnë aftësitë e duhura për jetën, fëmija bën diçka “se duhet”, në vend që “të bëjë diçka për veten”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...