Home Këshilla të ndryshme Sa më afër detit jetojnë njerëzit, aq më të shëndetshëm janë

Sa më afër detit jetojnë njerëzit, aq më të shëndetshëm janë

Jetesa në bregdet ka një efekt pozitiv në shëndetin e njeriut, gjë që është vërtetuar edhe nga një studim britanik.

Konkretisht është zbuluar se sa më shumë afër detit jetojnë njerëzit, aq më shumë kanë tendencën të jenë të shëndetshëm. Gjithsesi duhet thënë se nuk janë vetëm ata të zonave bregdetare që kanë përfitim, por edhe ata që shkojnë për pushime aty.

Mirëpo Ben Wheeler, një ekspert i shëndetit publik nga Kolegji i Mjekësisë dhe Stomatologjisë në Universitetin e Exeter, nuk është i sigurt nëse kjo ka të bëjë thjesht me ajrin e kripur. Më shumë është i mendimit se deti ka një ndikim qetësimi te njerëzit, apo se ata të cilët jetojë afër tij, kanë një nxitje plus për të dalë e për të marrë përfitimet që ofron klima detare. Dr. Wheeler shpjegon: “Nuk duhet te keni domosdoshmërisht një pamje të detit për të përfituar nga ai. Efekti mund të jetë pozitiv edhe tek ata që qëndrojnë në një qytet, apo zonë të ashtuquajtur bregdetare.

Rezultatet e sugjeruara nga ky studim ishin të rëndësishme për të kuptuar, se me ç’vazhdimësi njerëzit shkojnë në bregdet dhe ç’ndikim kishte ai në jetën e tyre. Përfundimet e këtij kërkimi i publikuan në gazetën “Health and Place”. Gjithashtu, studimi tregoi se përfitimet më të varfra nga deti kanë ata njerëz të cilët vuajnë prej sëmundjeve dhe bëjnë më pak lëvizje e ushtrime fizike.

Uji i detit dhe vetitë e tij kuruese

Pasojat e plazhit në shëndet dhe si duhet të kujdesemi për shëndetin. Njolla, myk, quka, djegie të thella, dehidratim, por edhe skuqje, infektim janë disa nga “pasojat” e plazhit. Më të ndjeshëm ndaj këtyre janë fëmijët e vegjël, gratë dhe të rinjtë. Lëkura dhe organizmi në njëfarë mënyre janë të rrezikuar nga dielli.
Pas plazhit shfaqet tharja e lëkurës dhe të tjera probleme që shkojnë deri në infeksione serioze, si të mykut mbi lëkurë etj. Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me anë të përdorimit të solarëve, me mbrojtës me filtër të lartë, si edhe duke mos u ekspozuar në diell pas orës 10.00.Terapia e detit kuron sëmundje

Terapia e detit kuron me sukses mjaft sëmundje dhe lehtëson përparimin e shumë të tjerave. Por nuk duhet abuzuar me dëshirën për banjë dielli, pasi rekomandimi i saj ose jo, mësohet vetëm në kontaktet me mjekun. Dihet që një numër sëmundjesh përkeqësohen dhe për disa të tjera, dielli mund të jetë me pasoja për jetën. E mira është që të bëhen banja ajri në hije dhe në orët e mëngjesit. Banjat e mëngjesit janë të këshillueshme për sëmundjet e kockave dhe muskujve. Banjat e detit kanë veprim pozitiv në shërimin e reumës që ka kaluar fazën e acarimit para 6 – 7 muajsh. Për të tillë të sëmurë këshillohen banja ajri dhe pas një jave banjat e diellit në orët e mëngjesit. Bëhen 15 – 20 seanca të përgjithshme. Mund të bëhen edhe banja dielli të pjesshme, duke zbuluar vetëm kyçet e sëmura në 2 – 3 seanca. Nëse nuk ka prirje për t’u përsëritur sëmundja, përdoren edhe banjat e ujit, por për këtë, i sëmuri duhet ambientuar mirë, duke u lagur me ujë deti disa herë. Temperatura e ujit në fillim duhet të jetë 34 gradë Celsius, pastaj mund të zhytesh në ujë që zbret në 22 gradë.

Banjat për frakturat dhe plagët

Në raste të frakturave ose të plagëve veprojnë mirë banjat e ajrit prej 15- 20 minutash e deri në dy orë, dy – tri herë në ditë në temperaturën e ajrit 16 – 22 gradë.
Banjat e diellit përdoren të pjesshme dhe të përgjithshme. Të pjesshme, kur plagët mbyllen me vështirësi.

Tiroidet, si kurohen ne pyje dhe bregdet

Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet.

Uji i detit dhe vetitë kuruese të tij tek njerëzit

Sëmundjeve si psoriazis vulgaris, ekzema kronike e thatë, neurodermitet, faza premykotike, tuberkulozi i lëkurës, sëmundja e leishmanozës, aknet juvenilia, alopecia, urtikaria kronike etj; kanë vetëm përfitim nga banjat e detit. Në mjekimin e këtyre sëmundjeve ndikojnë mjaft mirë rrezet ultravioletë dhe radioaktiviteti i ajrit, si dhe faktorë të tjerë të ajrit, të tokës dhe ujit. Rrezet e diellit nuk mund të zëvendësohen në asnjë mënyrë me rrezet ultravioletë që prodhohen në mënyrë artificiale. Megjithatë, ka edhe raste kur banjat e diellit nuk janë të këshillueshme dhe kjo më konkretisht u “mohohet” atyre që vuajnë nga tuberkulozi aktiv i mushkërive, që kanë eksitime (shqetësime të forta të sistemit nervor, dhimbje të vazhdueshme të kokës, marrje mendsh me të vjella, rrahje të shpejta të zemrës). Po ashtu, nuk rekomandohet banja në ato
sëmundje të lëkurës që acarohen si fotodermatozat. Banjat e diellit nuk u këshillohen atyre që vuajnë nga epilepsia, nga sëmundjet infektive, nga sëmundje të rënda të veshkave, atyre që kanë prirje për hemorragji ‘në tru, që janë shumë të dobët, me stenokardi (shtrëngime në zemër), që kanë tension të lartë të gjakut etj. Banjat u ndalohen njerëzve me moshë të thyer dhe grave në periudhën e dytë të barrës. Edhe të moshuarit që kanë predispozicion për tumore të lëkurës nuk duhet të qëndrojnë në diell më shumë se dy orë. Për çdo rast është e nevojshme të merrni parasysh këshillat e mjekëve.

Nxehtësia, e dobishme për sëmundjet veshkave

Banjat e diellit veprojnë mbi veshkat. Krahas me zgjerimin e enëve të gjakut të lëkurës, zgjerohen edhe enët e gjakut në veshka. Nëse shtohet djersitja në lëkurë, nuk ka ndonjë ndryshim në funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojnë rritjen e punës së veshkave duke shtuar nxjerrjen e urinës dhe bashkë me të, edhe të lëndëve e tjera që përmban urina. Është vënë re se veprimi i rrezeve të diellit nuk shkakton ndonjë dëm mbi veshkat, jo vetëm kur ato janë të shëndosha, por edhe kur janë të sëmura. Klima e nxehtë përgjithësisht ka një ndikim të mirë në funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit bëhen 1-2 orë në ditë, veçanërisht në sëmundjet e gurëve të veshkave dhe fshikëzën e urinës. /Telegrafi/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Testi i gjakut mund të identifikojë “mbi 50 lloje të kancerit”

Shkencëtarët kanë thënë se një test i thjeshtë i gjakut mund të identifikojë 50 lloje të kancerit, zakonisht përpara shfaqjes së simptomave të para. Ekspertët shpresojnë se kjo gjë do të mund të ndihmonte në zbulimin e tumoreve më herët, kur ata janë të trajtueshëm. Ekipi që ka ardhur në këtë përfundim ka thënë se 99 për qind e rezultateve të...