Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!

Sa më shumë çokollatë për gratë shtatzëna!

cStudimet tregojnë se konsumimi i çokollatës nga gratë shtatzëna ul riskun e lindjes para kohe. Studiuesit pohojnë se ngrënia e çokollatës pakëson shfaqjen e preeklampsisë, e cila njihet si lindje e parakohshme.

Sipas një artikulli të publikuar në “Daily Mail”, në studimin e realizuar nga studiuesit e Universitetit Yale u arrit në përfundimin se tek gratë shtatzëna të cilat hanë të paktën tre herë në javë çokollatë,  rreziku i vdekjes gjatë lindjes ulet me 50 %.

Ndërkohë që nuk njihen ende shkaqet të cilat shkaktojnë preeklampsinë , në disa raste enët e gjakut të placentës nuk zhvillohen në mënyrën e duhur. Kjo rrit presionin e gjakut tek nëna dhe pakëson ushqimin dhe oksigjenin që shkon tek fëmija. Si përfundim, në shumicën e rasteve fëmijët lindin para kohe dhe nënpeshë. Në këtë rast, grave shtatzëna u këshillohet të rrinë shtrirë dhe të marrin ilaçe të cilat ulin tensionin. Kështu, edhe nëse sëmundja nuk kurohet i jep mundësinë gruas që të mbledhë fuqitë për të lindur gjallë fëmijën (në shumicën e rasteve me operacion).

Studiuesit kanë vëzhguar mënyrën e ushqyerjes së 2500 grave gjatë periudhës së shtatzënisë. Secila prej tyre është pyetur rreth konsumit të ushqimeve të ndryshme, çokollatave dhe pijeve, dhe sa herë i konsumon ato.

Rezultatet e studimit treguan se tek gratë të cilat kishin konsumuar çokollatën në sasi të mëdha nuk është shfaqur lindje e parakohshme (preeklampsi). Bëhet e ditur se gjysma e grave të cilat nuk vuanin nga tensioni kishin ngrënë çokollata rregullisht gjatë kohës së shtatzënisë. Përveç kësaj, 36 % e grave të cilat kanë pasur preeklampsi kishin konsumuar çokollatë rregullisht.

Tek gratë të cilat kishin konsumuar më shumë se tre herë në javë, risku i shfaqjes së preeklampsisë ishte ulur me 50%. Përveç kësaj, konsumimi i rregullt i çokollatës gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë përbën një masë mbrojtëse të njëtrajtshme.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...