
Nëse ju preferoni të hani çokollata në kohën që jeni të trishtuar, kjo gjë duhet parë me kujdes, pasi një studim i fundit ngre dyshimin se kjo dëshirë ju lind për shkak të depresionit.
Një fakt të tillë e pohojnë studiues të universitetit të Kalifornisë, sipas të cilëve, njerëzit që hanë shumë çokollata, shfaqin simptomat e depresionit.
Hulumtimi është kryer në mbi 932 pjesëmarrës të cilëve u është dhënë një pyetësor në të cilin ata kanë treguar se sa çokollata kanë konsumuar në muaj, duke u vlerësuar kjo më pas me nivelin e depresionit që ata dispononin.
U pohua sesi depresioni është i mundur për ata që konsumojnë rreth 8.4 kilogramë çokollatë në muaj.