Home Këshilla të ndryshme Sa orë në javë duhet të punoni për të ndryshuar botën? Kontrolloni...

Sa orë në javë duhet të punoni për të ndryshuar botën? Kontrolloni zemrën para se ta mësoni

Elon Musk është shprehur përmes një postimi në Twitter se njerëzit duhet të punojnë rreth 80 deri në 100 orë në javë për “të ndryshuar botën.”

“Ka shumë vende të thjeshta për të punuar, por askush nuk e ka ndryshuar botën duke punuar vetëm 40 orë në javë,” tha Musk duke u referuar katër kompanive, Tesla, SpaceX, The Boring Company dhe Neuralink, në të cilat ai është CEO.

I pyetur nga një përdorues Twitteri për numrin e orëve që i duhen një personi për të punuar çdo javë në mënyrë që “të ndryshojë botën”, Musk u përgjigj duke thënë se idealja varion nga 80 deri në 100 orë.

“Varet dhe nga personi, por 80 qëndron. Niveli i vuajtjes rritet në mënyrë eksponenciale mbi 80 orë,” thotë ai.

Musk tha në një intervistë për Recode në nëntor se ai punonte 120 orë në javë, ndërsa “të gjithë” në Tesla kishin punuar 100 orë në javë herë pas here gjatë këtij viti, pasi Tesla ngriti prodhimin e modelit të saj sedan Model 3. Ai tha se orët e gjata ishin të nevojshme që Tesla të mbijetonte.

“Nuk kishte ndonjë mënyrë tjetër për ta bërë këtë,” tha ai.

Punonjësit e Tesla e kanë përshkruar punën me orë të gjata si diçka që më mirë të mos përsëritet. Disa punonjës kanë thënë se orët e gjata janë të tepruara, ndërsa disa kanë thënë se preferojnë të punojnë 70 ose më shumë orë në javë.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...