Home Uncategorized Sa zgjat orari javor i nënës

Sa zgjat orari javor i nënës

Sa zgjat orari javor i nënësSa në të vërtetë punojnë nënat të cilat janë njëkohësish edhe të punësuara, është pyetja në të cilën ky artikull ofron përgjigjen.

Dita e punës e femrave dhe nënave ngadalë po shndërrohet në ankth të pafund, të paktën kështu mund të lexohet në rezultatet e hulumtimit të kryer në kohën e fundit. Kështu, përveç orarit të plotë të punës, nënat kalojnë 28 orë shtesë në javë duke u kujdesur për familjen, çka do të thotë që mesatarja e ditës së punës së nënës së punësuar është 13 orë.

Tri të katërtat e nënave për shkak të orarit të tillë shumë rrallë kanë rast të ulen dhe të hanë kafjallin ose darkën në qetësi, ndërsa pushimin e vetëm në parim e kanë në vikend kur burrat gjejnë kohë ose vullnet për të ndihmuar në shtëpi ose rreth fëmijëve. Për shembull, rreth 8.5 orë në javë i shpenzojnë duke argëtuar fëmijët, derisa në gatim dhe përgatitje të ushqimit shkojnë pesë orë në javë, kurse pastrimi i shtëpisë zgjatet në 3 orë e 38 minuta.

Rrobat dhe enët marrin dy orë në javë, aq sa edhe blerja e ushqimeve, ndërsa rregullimi i dhomës një orë e 27 minuta, derisa vetëm dy minuta më pak shkojnë në ndihmën për të bërë detyra të shtëpisë.

Kur mblidhen të gjitha, përmbi 60 për qind e nënave kanë aq shumë punë saqë sistemin e imunitetit e kanë seriozisht të rrezikuar.

Burimi: Telegrafi.com

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...