Home Ushqim Salca sojës zvogëlon efektet negative të menopauzës

Salca sojës zvogëlon efektet negative të menopauzës

Ky është rezultati i një kërkimi në National Institute of Health and Nutrition (Tokio, Japoni) drejtuar nga Dr. Takeshi Aso dhe publikuar në “Journal of Nutrition”.

Ekipi japonez ka punuar me gra vullnetare (të gjitha në fillim të menopauzës), duke i shtuar dietës së tyre për tre muaj ushqim me bazë soje. Studimi ka treguar se ky shtim i sojës ka reduktuar yndyrën trupore dhe problemet me kockat.

Për shkencëtarët, është merita e substancës “-s ekuol” në salcë, e aftë për të vepruar si mbrojtëse e estrogjenit.
Studimi ka takuar dhe me rezultatin e studimeve të  shkencëtarëve të ndryshëm, që mendojnë se salca sojës ka gjithashtu potencial anti-kancer.

Ekipi i Dr. Takeshit shpjegon pse femrat e Azisë (ku salca sojës është salcë e zakonshme) vuajnë më pak në menopauzë se ato amerikane-evropianet.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...