Home Shëndetësi Salcat e yndyrshme, ilaç për zemrën

Salcat e yndyrshme, ilaç për zemrën

602493_378707165527537_2054064501_nTë zgjedhësh një salcë me pak yndyrë mund të ndihmojë që ju të mos fitoni peshe por kjo mund të bëjë që ju të humbisni shumë nga benefitet që ajo sjell.

Nga kërkuesit është zbuluar se salca e pasur me më tepër yndyrë e ndihmon trupin që të thithë më tepër karotenoide që përbëjnë peromet pasi kjo ka rëndësi pasi ul rrezikun nga shumë sëmundje përfshirë këtu edhe sëmundjet kanceroze apo ato të zemrës.

Kërkuesit kanë ushqyer 29 njerëz më sallatë të pasur me yndyrë qoftë kjo vaj ulliri apo vaj misri. Më pas sallata është përzjerë me 3, 8 apo 29 gramë nga yndyra e salcës për sallatë për të parë ndryshin që do të bëhej.

Pjesëmarrësit në testim bënë testin për presionin e gjakut për të parë sesi e kishin sasinë e karotenoidit i cili siç thamë më sipër ul rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceroze.

Nga kërkimi dhe nga rezultatet doli se personat të cilët kishin konsumuar sallatë me më tepër yndyrë kanë thithur më tepër karotenoide. Përfundimi i këtij kërkimi është publikuar në gazetën Molecular Nutrition dhe Food Research.

Profesori Mario Ferruzzi është shprehur: “Nëse doni të merrni më të mirën nga frutat dhe perimet atëherë duhet që ta pajisni salcën tuaj me më tepër yndyrë në të”.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...