Home Ushqim Sandviçi me tunë ruan shikimin

Sandviçi me tunë ruan shikimin

Nëse shpesh konsumoni sandviç apo sallata me tunë, do të keni më pak probleme me shikim, theksojnë hulumtimet e fundit të shkencëtarëve.

Konsumimi i shpeshtë i mishit të peshkut, përfshirë edhe atë të konservuar dhe ushqimet e tjera që përmbajnë acide omega-3, zvogëlon rrezikun nga humbja e shikimit për 42%.

Kështu ka konstatuar studimi nga universiteti i Harvardit. Degjenerimi makular është shkasi kryesor i humbjes së shikimit te njerëzit më të moshuar se 50 vjeç.

Ekipi studiues kishte analizuar të dhënat e marra nga 38.000 gra për mënyrën e tyre të ushqimit, përfshirë konsumin e acideve omega-3 dhe omega-6, ndërsa rezultatet kanë treguar se gratë që kishin konsumuar vaj peshku ishin më pak të rrezikuara nga dëmtimi i syve dhe shikimit.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ilaçi i famshëm OKI: Ja çka mund t’i bëj trupit tuaj

Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë,...