Home Këshilla të ndryshme Sekretet e gjestit dhe të shikimit

Sekretet e gjestit dhe të shikimit

xhestetGjesti është, pas zërit, një nga elementet më të rëndësishëm të artit të të folurit. Gjesti duhet t’i përgjigjet dy kërkesave: para së gjithash.të jetë në harmoni të plotë, në përputhje absolute me tonin e frazës e të diskutimit. Të ketë lindur, si të thuash, nga vetë fjalët si një rezultat natyror pa as më të voglën ndjenje. sforcimi. Së dyti, ai duhet të jetë i përbërë nga një masë që të mos jetë në kontrast me më të paktën shije të mirë. Gjestit duhet t’i përgjigjen duart, parakrahët (shumë rrallë krahët), fare pak trupi. Absolutisht kurrë këmbët. Asgjë nuk të bën më qesharak e më antipatik para dëgjuesve se lëvizja poshtë e lartë si një kafshë në kafaz, kur je i detyruar të flasësh, apo përplasja e këmbëve ose lëvizja e gjunjëve duke bërë të vibrojë ritmikisht palën e pantallonave. Përpos kësaj duhet të keni kujdes që xhesti të mos jetë monoton.

Të njëjtat lëvizje të përsëritura me shpeshtësi përfundojnë në marramendjen e antipatinë e auditorit. Nuk duhet tepruar. Rousseau arrinte të fliste me aftësi të pakrahasueshme pa kryer as edhe një gjest të vetëm. Por që të mund të arrish në një rezultat të tillë, për të bërë të mundur mungesën absolute të çdolchesti, janë të domosdoshëm një studim i madh dhe një aftësi e jashtëzakonshme. Vetëm kur të keni krijuar një “stil të fjalës” do të mund të arrini të bëni më pak xheste. Për tani, nëse s’mund të bëni më pak, përpiquni ta përdorni, por me kujdes e me kursim.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...