Home Këshilla të ndryshme Sekreti për flokë të përsosur? Balsami para shampos!

Sekreti për flokë të përsosur? Balsami para shampos!

Një trend i ri, i quajtur “përmbysja e larjes së flokëve”, përbën një metodë revolucionare në mënyrën sesi duken flokët, pa nevojën e përdorimit të produkteve të shtrenjta profesionale.

Çfarë duhet bërë? E thjeshtë: përdoret balsami, pastaj shampoja. Arsyeja? Teoria thotë se nuk ka rëndësi sa mirë shpëlahen flokët pas balsamit, pasi ai i bën ato të duken pa volum. Përmbysja e rendit të larjes së flokëve synon që t’u japë flokëve efektet e balsamit, pra volumin e shtuar, por pa efekte anësore.

Mënyra më e mirë për ta testuar këtë efekt është prova e larjes. Në fillim balsami, në fund shampoja, pa përdorur produkte shtesë. Rezultatet janë fantastike.

Metoda është e thjeshtë: lagen flokët, pastaj aplikohet balsami i preferuar, duke u përqendruar më tepër në majat e flokëve sesa tek rrënjët (ku aplikohet një sasi e vogël). Balsami lihet në flokë për pesë minuta, pastaj shpëlahet tërësisht. Në fund përdoret shampoja, pastaj shpëlahet dhe kjo përsëritet edhe njëherë, duke u siguruar që produkti të përdoret në sasinë e duhur.

Nëse kjo procedurë përsëritet pas dy ditësh nga larja e parë, dallimi mund të vihet re. Flokët fillojnë të duken më me volum dhe më të plot

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...