Home Këshilla të ndryshme Sekreti për një jetë të gjatë

Sekreti për një jetë të gjatë

Gjëja kryesore për një jetë të gjatë? Ndoshta një gjumë i mirë, sipas një studimi të fundit të realizuar nga Universiteti i Portlandit, koordinuar nga dr.Gu Danan.

I bazuar në cilësinë dhe sasinë e gjumit për rreth 2.800 njerëz ai ka zbuluar se njerëzit që jetojnë gjatë kanë treguar se flinin më mirë dhe më shumë se të tjerët.

Studimi ka përfshirë 15.638 të rritur të moshës 65 vjeç e lart, duke përfshirë edhe 3927 persona të moshës 99-100 vjeç dhe në bazë të hulumtimeve është vënë re se ai që fle keq kishte prirje që kur të që i moshuar, të vuante nga sëmundje kronike.

Në fakt, studiuesit arritën në përfundimin se ekziston një lidhje e dyanshme mes gjumit dhe jetës së gjatë, pasi ai që e ka dhuratë një jetë të gjatë, ka edhe dhuntinë për të patur një gjumë të mirë dhe anasjelltas.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...