Home Këshilla Seksuale Seks apo ushqim? Ja çfarë zgjedh truri i mashkullit më përpara

Seks apo ushqim? Ja çfarë zgjedh truri i mashkullit më përpara

SeksThuhet se rruga për të fituar zemrën e një mashkulli kalon nga stomaku i tij, por një studim i fundit sugjeron se kur vjen puna tek seksi, ushqimi është gjëja e fundit për të cilën burrat mendojnë.

Një studim i Kolegjit Universitar të Londrës arriti në përfundimin se truri i një mashkulli mes seksit dhe ushqimit zgjedh të parën, edhe nëse është më stomak bosh.

Çuditërisht, tek femrat nuk u gjet kjo sjellje, duke sugjeruar se për to, seksi është një nevojë e dorës së dytë kur janë me stomak bosh, përcjell TCH.

“Truri i meshkujve ka disa tipe neuronesh që nuk ekzistojnë tek ai i femrave dhe e kundërta. Kjo mund të ndryshojë përparësitë tek dy gjinitë”, thotë profesori Scott Emmons, bashkëautor i studimit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...