Seksi, gjithë këshillat për të mbajtur ndezur zjarrin në shtrat

Sugjerimet e doktoreshës Kristin Yvonne Fulbright për një raport të qetë në çift, kthejnë stabilitet edhe në periudha të vështira.

Në fillim të një raporti, ndjenjat godasin më fort dhe kënaqësia përfundon në dhomën e gjumit.

Por me kalimin e kohës dhe shtimin e problemeve për mbajtjen e familjes dhe detyrimeve të shumta, interesi për raportin seksual kalon në plan të dytë.

Doktoresha Fulbright e cila ka studiuar një numër të madh çiftesh si me probleme edhe në harmoni seksuale, jep këshillat për përballimin e streseve dhe ruajtjen e harmonisë seksuale.

Këshillat për një jetë seksuale pa stres nga doktoreshë Kristin Yvonne Fulbright:

-Tregoni vlerësim për partnerin, bëni komplimente që partneri ta kuptojë që është ende i dëshiruar.

-Flisni, flisni dhe prapë flisni. Nuk ka asgjë më të mirë se sa të mbash një dialog të mirë me partnerin, pasi vetëm kështu arrihet në gjetjen e një zgjidhje të kënaqshme.

-Tregohuni pozitiv. Situatat stresuese janë gjithnjë të vështira për tu kaluar ndaj mos i hidhni benzinë zjarrit.

– Besoni në të ardhmen tuaj. Periudhat stresuese mund të zvogëlojnë dhe lëkundin ekuilibrin, duke vënë në dyshim thuajse çdo gjë lidhur me jetën në çift.

Mos i ushqeni këto pasiguri, sepse janë thjeshtë kalimtare, besojini njëri tjetrit.

– Atmosfera. Kur jeni të stresuar dhe të lodhur, gjeni mundësinë për të krijuar një atmosferë sensuale dhe romantike, pasi të jeni të sigurt se çdo gjë do harrohet.

– Raportin seksual mes jush, konsiderojeni si një çështje të domosdoshme, niseni me një masazh trupi.