Seksi i mëngjesit rrit disponimin

Seksi i mëngjesit është shumëfish i dobishëm edhe për meshkuj edhe për femra, ka treguar hulumtimi i zhvilluar në Britani të Madhe.

Ende nuk i keni “hapur sytë”, pushoni në shtratin e përbashkët, deri te koha e ngritjes kanë mbetur edhe gjysmë ore… Shfrytëzojeni këtë kohë për seks fantastik të mëngjesit, shkruan “Daily Mail”.

Fillimi i tillë i ditës ka efekte të shumta pozitive, të cilat do t’i ndieni tërë ditën, thotë Debi Herbenik, autore e librit “Sepse më ka ëndja”.

Seksi i mëngjesit rrit disponimin

Seksi i mëngjesit në gjendjen gjysmë të përgjumur do t’ju zgjojë dhe do të nxit lirimin e oksitocinës, materie që përmirëson disponimin, optimizmin tuaj… Po ashtu rrit imunitetin dhe nxit prodhimin e antitrupave që ju mbrojnë nga infeksionet.

Përjetimi i orgazmave po ashtu do të ngrejë nivelin e estrogjeneve, të cilat janë të rëndësishme për pamjen e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Me vetë këtë do të jeni më e bukur, e jo vetëm më e lumtur pas seksit të mëngjesit”, thotë Herbenik. Terapeutja Jane Green madje mendon se është e këndshme që në mëngjes nuk keni shumë kohë për seks.

Disa minuta pasi të jeni zgjuar, janë ideale për seks në shpejtësi. Derisa flini, hormonet grumbullohen edhe te meshkujt edhe te femrat, ashtu që ndjeshmëria fizike është më e madhe.

Përveç kësaj, nuk keni kohë, ashtu që do të keni ndjenjën e këndshme të eksitimit për shkak të ngutjes dhe adrenalinës”, sqaroi ajo. Pra, lani shpejt dhëmbët dhe kthehuni prapë në shtrat!