Home Këshilla Seksuale Seksi në vendin e punës është i dëmshëm

Seksi në vendin e punës është i dëmshëm

Shume persona bëjnë ditën e punës me interesante dhe me te bukur duke i lejuar vetes marrëdhënie seksuale ne vendin e punës. Mirëpo studiuesit thonë se kjo është një thikë me dy teha e cila mund të jetë shumë e dëmshme edhe për kolegët edhe për ndërmarrjen.

“Vendi i punës është vendi ku kaloni një pjese te madhe te jetës aktive. Çdo dite takohesh, pothuajse, me te njëjtët persona dhe diskuton me ta, ke besim tek ta, festoni se bashku, ndihmoni njeri-tjetrin dhe krijoni një ndërlidhje shume interesante”, thonë të anketuarit të cilët janë pro seksit në vendin e punës.

Psikologët thonë të kundërtën. “Nëse në një vend pune hynë marrëdhëniet intime, për një kohë shumë të shkurtër mund të krijohen situata të pa lakmueshme ndërmjet kolegëve në punë”.

Sipas studimeve të fundit, rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave kryejnë marrëdhënie seksuale ne vendin e punës. Për një numër te caktuar njerëzish, kjo gjë është diçka normale e jetës se përditshme te punës.

Studimi poashtu sqaron se 45% e meshkujve mund te kryejnë marrëdhënie seksuale me shefen e tyre, pa asnjë problem, për te përfituar një rritje ne detyre.

Megjithatë eksperët e fushës thonë se kur flitet për te tilla “aktivitete” ne vendin e punës, është e rëndësishme te kesh kujdes dhe te veprosh me mend.

“Nuk duhen përziere asnjëherë biznesi me kënaqësinë e personale. Nëse veprimtaritë seksuale ne vendin e punës i merr ne mënyrën e duhur, këto mund te sjellin shume ndryshime pozitive ne jetën tuaj. Por, nëse ne ndonjë mënyre apo tjetrën fillon te implikohesh me shume se c’duhet, këto veprimtari mund t’ju hapin probleme”, thonë ekspertët.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...