Home Këshilla Seksuale Seksualiteti një dëshirë dhe instinkt i lindur

Seksualiteti një dëshirë dhe instinkt i lindur

Jeta seksuale ka nevojë për angazhim dhe përkushtim. Në të duhet të ketë ndryshim, varietet, kënaqësi dhe argëtim. Gjithmonë duhet të përshtatësh një sjellje tjetër joshjeje, të tentosh një tjetër mënyrë për të arritur atë që dëshiron.

Kuptimi i lojës humbet shumë shpejt. Një ide e gabuar thotë: “Seksualiteti është instinkt, ai është një gjë e lindur”. Nëse dua të improvizoj diçka në piano, duhet që të jem përpjekur edhe pak më përpara. Sipas ekspertëve seksualiteti ka të bëjë me eksplorimin e trupit tënd dhe atë të partnerit.

Pjesa më e madhe e çifteve në marrëdhënien e parë nuk japin më të mirën, edhe pse kanë shumë dëshirë. Çdonjëri prej tyre mëson pak nga pak si reagon tjetri për të improvizuar. Në jetën seksuale nuk ka vetëm “punë”, ndjenjë dhe dëshirë, por takim dhe braktisje. Femrat gjithmonë e kanë të vështirë braktisjen.

Gjithçka i shtyn meshkujt të bëhen edhe më të ëmbël, që të veshin edhe një zhguall, nganjëherë të shtiren edhe në anën seksuale. Por duhet që një gjë e tillë të braktiset për të arritur tek dëshira seksuale.

Nevoja për ndryshim të vazhdueshëm
Kur një gjë nuk shkon, çiftet duhet të këshillohen: “Shikoni se çfarë duhet bërë për të ndryshuar. Mos e diskutoni përse”. Kjo tregon diskutimet rreth seksualitetin. Nevoja për të ndryshuar rrjedhën e tij duke ndikuar pozitivisht, pra ekziston një lloj psikologjie e seksualitetit. Femrat shkojnë drejt seksualitetit nëpërmjet zemrës, ndërsa meshkujt nëpërmjet seksualitetit arrijnë në dashuri. Me kalimin e moshës meshkujt arrijnë një dimension dashuror të seksualitetit, ndërkohë që femrat shkojnë në një dimension më trupor.

Është e vërtetë, që pjesa më e madhe e fermave vazhdojnë të dashurojnë me zemër. Por kur ato duan edhe me trup, atëherë zemra e tyre rreh 100 herë më fort. Nëse një femër ka zgjedhur një të dashur për trupin e saj dhe dashuron edhe me zemër, ajo nuk e do më burrin. Burri nga ana tjetër është gati që të ndajë gjithçka.

Të qenit ndryshe
Shpesh herë do të donim një partner që nuk do të ishte “as i njëjti dhe as një tjetër”. Për një femër, një raport seksual, është gjithnjë “të ftosh një person brenda vetes”. Ankthi i saj është që të jetë e zgjedhur. Këtu lind edhe nevoja e të ndjerit unike: këtë e ushqen një femër, ndjenjën e të qenit e dëshiruar dhe e zgjedhur. Edhe meshkujt duan të jenë gjithnjë e më shumë të vetmit të zgjedhur e të dëshiruar. Kjo gjë, pasi kanë kaluar frikën e madhe të angazhimit, që i karakterizon.

Problemi tjetër është norma, që pushton gjithçka, kështu që ne kemi nevojë për një seksualitet më shumë se normalja, i vazhdueshëm, që të jetë një kënaqësi më materiale. Kjo gjë na vendos anash çdo realiteti. Ajo që ka rëndësi nuk është as norma, as performanca, është ekuilibri, harmonia, shija për tjetrin. Të dish që tjetri është ndryshe. Nuk mund të presim gjithçka prej tij. Dhe të fillosh të pyesësh veten: a kam dëshira.

Atëherë mund të fillojmë të bëjmë diçka, për të shkuar drejt asaj apo atij. Pikërisht aty është pika e takimit. E rëndësishme është që t’i përshtatesh partnerit dhe marrëdhënies tënde. Asnjëherë nuk duhet të kërkosh idealen dhe të pamundurën. Ajo ekziston vetëm në ëndrra dhe libra. Jeta realë kërkon përkushtim, dashuri dhe respekt.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...